Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave. Ky është përfundimi i një studimi amerikan, që vjen në prag të ngritjes së temperaturave në Evropë.
Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19, që është nxjerrë nga kollitja apo tështima.
Ndërkohë, në vjeshtë, rrezeve të diellit u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin. Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve në këtë muaj.
Studimi, i kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA, është publikuar në revistën “Photochemistry and Photobiology”.
-
Sipas eksperimenteve të fundit, rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin shpejt
-
Studimi i ri: Shpëlarësit e gojës mund ta vrasin koronavirusin për 30 sekonda
-
Shkencëtarët rusë: Uji i vluar mund të vrasë Covid-19 menjëherë
-
Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm disa muaj
-
Shpiket filtri i ajrit që vret koronavirusin