Një filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin është dizenjuar nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA.
Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19.
Kërkuesit shkencorë amerikanë mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, çka e bën të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.
Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat/tch.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkencëtarët kinezë prezantojnë test të ri për koronavirus
-
Pajisja me “sensor COVIDI” që zbulon virusin në dhomë për 15 minuta
-
Studimi i ri: Shpëlarësit e gojës mund ta vrasin koronavirusin për 30 sekonda
-
Shkencëtarët rusë: Uji i vluar mund të vrasë Covid-19 menjëherë
-
Studiuesit japonezë thonë se ozoni ka efekt në neutralizimin e koronavirusit