Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sportet dimërore mund të ndikojnë në shëndetin mendor

Ekspertët thonë se sportet dimërore kanë ndikim pozitiv në shëndetin mendor më shumë se që e keni menduar.

Të mos e nënvlerësojmë efektin që bora e bardhë dhe e bukur mund të ketë në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Është e lehtë ta karakterizosh sezonin e dimrit me rrobat e trasha dhe luftën e vazhdueshme me temperaturat e ftohta, por një hulumtim i ri zbulon se sportet dimërore sjellin përfitime të mëdha për shëndetit mendor. Andaj sugjeroheni që të fokusoheni në aspektin pozitiv që e sjell ky sezon.

Hulumtimi i fundit po ashtu tregon se njerëzit po i humbasin shumë gjëra të mira për shëndetin e tyre mendor, të cilat vijnë me sportet e dëborës në këtë kohë kur bota ende po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Skijimi dhe rrëshqitja me snowboard janë dy nga aktivitetet e shumta me të cilat mund të merreni. Ato kërkojnë fokus, sfida dhe aftësi të veçanta, por njëkohësisht sjellin shumë kënaqësi dhe argëtim. Po ashtu është vënë re se njerëzit që kanë qenë aktiv dhe janë marrë me sporte dimërore, kanë kaluar më shumë kohë efektive me familjet dhe më të dashurit e tyre, çka automatikisht ka ndikuar në përmirësimin e disponimit. E shëtitjet në natyrë apo vende turistike dimërore kanë qenë mjaft të vlerësuara për njerëzit, sidomos gjatë pandemisë.

Nëse jeni entuziast të stinës së dimrit, atëherë e kuptoni sa shumë përfitime të mira i sjell për shëndetin tuaj mendor. Qëndrimi në natyrë, në ajrin e pastër të maleve me dëborë, nga disa është përshkruar si “tonik për shpirtin”.

Hulumtimet kanë vërtetuar se ushtrimet dimërore ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore. Aktiviteti fizik, në përgjithësi, është një nga nxitjet më natyrale që mund t’i jepni mendjes dhe trupit tuaj. Ushtrimet dhe aktivitetet intensive do të nxisin lirimin e endorfinës në trupi, të cilat janë kimikatet që e bëjnë trurin të ndihet mirë kudo. Për më tepër, stërvitja është provuar të jetë një qetësues natyral i stresit dhe tensionit. Mund të çojë gjithashtu në një gjumë më të mirë të natës, aftësi të mprehta të kujtesës dhe një ndjenjë të përgjithshme më të lartë të vetëvlerësimit.

Edhe Drita e natyra mund të ndihmojnë shëndetin mendor gjatë dimrit Lifestyle Drita e natyra mund të ndihmojnë shëndetin mendor gjatë dimrit

Kur në kohën e dimrit dilni jashtë për të shijuar aktivitetet sportive të dëborës, do të përfitoni shumë nga kardio si dhe nga përthithja e një sasie të caktuar të vitaminës D. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në stinën e ftohtë i jep trupit lëndët ushqyese shtesë që i nevojiten për t’i larguar mikrobet. Shkenca gjithashtu vërteton se aktivitetet dimërore e ndihmojnë trupin ta pompojë gjakun më fort dhe t’i eliminojë bakteret nga rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë. Kjo mund ta zvogëlojë rrezikun nga ftohja ose gripi. Faktet vërtetojnë se kur ndihesh mirë fizikisht, po ashtu gëzon shëndet më të mirë mendor.

Më e rëndësishmja, kur jeni duke luajtur në dëborë me miqtë dhe familjen, shanset janë që do të qeshni, buzëqeshni dhe të jeni më të lumtur në përgjithësi. Prandaj, mos harroni ta ndihmoni shëndetin tuaj mendor dhe fizik, duke kaluar sa më shumë kohë në dëborë.

Përktheu: Edona Binaku