Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sjelljet në kohë pandemie: Pse disa nuk i zbatojnë rregullat?

Foto: Reuters

Masa e izolimit dhe ajo e mbajtjes së distancës sociale, të zbatuara kudo përreth botës në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, janë duke i riformësuar jetët e njerëzve, duke i rirregulluar aktivitetet që dikur ishin pjesë e lirive të përditshme dhe duke krijuar norma të reja shoqërore.

Por, në çdo rast rirregullimi, gjithmonë del dikush që nuk luan sipas rregullave, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkelja e rregullave nuk përbën ndonjë fenomen të ri, por shkencëtarët që merren me mënyrat e sjelljes pretendojnë se është duke u përkeqësuar gjatë pandemisë së koronavirusit shkaku i faktorëve kulturorë, demografikë dhe psikologjikë, që mund t’i bëjnë shkelësit të duken më vetjakë dhe të rrezikshëm.

Ja disa pyetje dhe përgjigje rreth shkencës së mënyrës së sjelljes së njerëzve gjatë pandemisë së sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri - COVID-19.

Përse disa njerëz i thyejnë e disa të tjerë i respektojnë rregullat?

Faktor kyç në këtë aspekt është individualizmi kundruall kolektivizmit.

“Disa shtete priren të kenë individualizëm më të theksuar, gjë kjo që ndërlidhet me shprehjen e ndjenjës së identitetit dhe se kush jeni ju si individ”, ka thënë Jay Van Bavel, asistent-profesor i psikologjisë në Universitetin e New Yorkut.