OpEd

Vlerësimi i testit të madh të pandemisë

Paris – Që nga çasti kur COVID-19 doli si një kërcënim global, ishte e qartë se do të ishte test për fuqinë, rigjallërimin dhe kapacitetet e reagimit të shoqërisë. Pothuajse është bërë një, është koha ta vlerësojmë se kush e ka kaluar testin dhe kush ka rënë.

Nga pikëvështrimi i shëndetit publik, përgjigjja është e qartë: Azia Perëndimore – përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re – e kanë kaluar testin me pikë të larta. Sa u përket të tjerëve, Evropa performoi në mënyrë të çrregullt, Shtetet e Bashkuara ngecën keq dhe vendet e zhvilluara kanë pasur vështirësi.

Për të qenë të sigurt, fati luajti rolin e tij për ta shpjeguar fillimisht performancën e çrregullt. Në Evropë, Itali dhe Spanjë ishin goditur jashtëzakonisht fuqishëm nga vala e parë për shkak se atëbotë koronavirusi i panjohur zuri rrënjë pavërejtshëm, derisa e arriti forcën e plotë. Kurse Gjermania dhe Polonia e vërejtën që po vinte dhe kishin mundësi që të merrnin masa efektive me kohë.

Por përderisa qeveritë mund t’ia atribuojnë fatit shifrat e vdekjeve gjatë valës së parë, kjo gjë nuk vlen për valën e dytë. Ligjvënësit nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë për shpërndarjen e pakontrolluar të pandemisë në SHBA apo rikthimin e saj në Evropë.

Dy situata të barabarta i dominojnë diskutimet për reagimin e ligjeve.

E para, mes kontrollimit të sëmundjes dhe të drejtave njerëzve, vështirë se shmanget. Përcjellja e kontakteve dhe izolimi i obligueshëm janë të efektshme për ta ndaluar përhapjen e virusit, por i thyejnë liritë civile. Kina qartazi është e ndryshme për mospërfilljen e lirisë individuale, por shoqëritë perëndimore mund ta kenë të vështirë për t’i pranuar masat përcjellëse të bezdisshme që janë bërë në Korenë Jugore apo në Singapor. Na pëlqeu ose jo, duhet ta paguajmë çmimin për lirinë dhe privatësinë që e gëzojmë.

Situata e dytë nuk është mes shpëtimit të jetëve dhe shpëtimit të ekonomisë. Mirëpo përfshin një zgjedhje mes të qenët të rreptë sot dhe të jemi të detyruar të jemi më të rreptë nesër. Shoqëritë evropiane zgjodhën masa izolimi të ashpra në pranverë dhe më pas i dhanë fund distancës sociale gjatë verës. Në tetor, mundësia e vetme ishte që të ashpërsoheshin masat përsëri. Australia bëri një tjetër zgjedhje dhe ashpërsoi masat me afrimin e stinës së dimrit. Kishte mundësi t’i lironte masat vetëm atëherë kur vendet evropiane kishin nevojë t’i shtrëngonin.

Në një përshkrim të fundit, ekonomistët francezë Philippe Aghion dhe Patrick Artus e kritikuan ashpër qasjen e ndalimit dhe fillimit të vendeve evropiane dhe argumentuan se do të ishte më mirë nëse do të mbaheshin masat kontrolluese gjatë verës. Vërtet, pa marrë parasysh se është shumë më pak i rëndë sesa i pari, izolimi i dytë është duke goditur tashmë firmat dhe shtëpitë e dobëta, duke e errësuar horizontin ekonomik. Por Evropa ka mundësi që i është shmangur kësaj duke i mbajtur palestrat dhe baret të mbyllura këtë verë.

Baza është se, qoftë jashtë rregullave apo paqëndrueshmërisë, shoqëritë perëndimore e kanë bërë zgjedhjen tyre dhe Azia Perëndimore ka bërë zgjedhje tjetër. Për të dytën herë, në më pak se një dekadë – çështja tjetër është kriza financiare globale – Perëndimi ka ngecur në një vorbull të madh, përderisa, këtë kohë, Azia po lundron tutje.

Duke marrë parasysh reagimin ekonomik, kontrasti interesant është ai transatlantik. Qasja amerikane me qeverisjen e presidentit Donald Trump ka qenë se kompanitë kanë leje t’i pushojnë punëtorët nga puna (nganjëherë me premtimin për ripunësim), por të vendosin mbështetje masive fiskale nëpërmjet ndërprerjes së taksave dhe përfitimeve shtesë të papunësisë. Kurse shtetet evropiane janë mbështetur në plane të përgjithshme të financuara nga qeveria, të pushimit të përkohshëm nga puna që i mbajnë me status dhe të ardhura punëtorët, përderisa (të paktën jashtë Mbretërisë së Bashkuar) duke siguruar më pak mbështetje të plotë buxheti. Si rezultat, Fondi Monetar Ndërkombëtar llogarit se deficiti fiskal amerikan do ta arrijë lartësinë e pasluftës në 19 për qind të GDP-së, gati dy herë më shumë se mesatarja e eurozonës.

Në përgjithësi, SHBA-ja nën udhëheqjen e Trumpit e ka vënë ekonominë qëllimisht në rend të parë, duke ofruar më pak mbrojtje të shëndetit publik dhe më pak punëtorë të sigurimit, por më shumë mbështetje fiskale. Shtetet evropiane në vend të parë i kanë vënë shëndetin publik dhe mbrojtjen sociale, duke u mbështetur në masa fillimisht më të ashpra dhe mbështetje të hapur për t’i ruajtur lidhjet e punësimit, me stimulim të vogël shtesë nga buxheti.

Mungesa e prodhimit gjatë pranverës ishte pashmangshëm shumë më e mprehtë në Evropë sesa në SHBA (me përjashtim Gjermaninë, ku izolimi ka qenë më pak i ashpër). Por rritja e papunësisë në Evropë ka qenë shumë më e kufizuar. Jason Furman nga Universiteti i Harvardit vlerëson se atë që e quan si shkallë reale të papunësisë në SHBA ka shkuar në 20 për qind në prill, sa ka qenë në 3.6 për qind para krizës. Në Evropë, përkundrazi, mbi një e katërta e fuqisë punëtore kishte marrë pushim, por vetëm punëtorët e përkohshëm, gjithashtu edhe punëtorët e rinj, kanë përfunduar të papunë. Por pjesa më e madhe, rrjeti i sigurisë sociale funksioni shumë më mirë sesa në Amerikë.

Mrekullisht, prodhimi i Evropës u rimëkëmb me sukses kur qeveritë i liruan masat, pa marrë parasysh mbështetjen relativisht shumë më të vogël fiskale. Tri e katërta e GDP-së në Gjermani dhe Francë ishte rreth 95 për qind e niveleve pas krizës, saktësisht si në SHBA (ishte shumë më ulët në Spanjë, kryesisht për shkak të kolapsit të turizmit; të dhënat për Italinë nuk janë ende në dispozicion). Çfarëdo plage që kanë marrë këto ekonomi gjatë periudhës së izolimit nuk iu pengoi gjatë ringjalljes së tyre.

Deri më tani, të paktën, Evropa nuk duket se po e paguan çmimin për vendimin që e ka vënë në rend të parë shëndetin para ekonomisë. Kurse SHBA-ja siç duket nuk po përfiton nga stimulimi më i madh fiskal, për shkak se konsumatorët kanë reaguar me pasiguri të paparë duke kursyer para në shkallë rekorde. Mes janarit dhe prillit të 2020-s, shkalla e kursimeve personale në SHBA u ngjit nga 7 deri në 33 për qind dhe është goxha lart normales. Paratë e investuara në ekonomi ndihmuan të varfrit, por në përgjithësi përfunduan duke e rritur depozitën e bankave në vend të konsumimit dhe prodhimit.

Pa dyshim, juria është ende duke i pritur rezultatet e izolimit të dytë evropian. Por në mesin e mjegullës së luftës kundër pandemisë, një gjë tashmë është e qartë: përderisa Evropa mund të mendojë nëse do të ishte e duhur ta imitonte udhëheqjen e plotë të përmbajtur të pandemisë në Australi, nuk ka arsye të pendohet se ka refuzuar strategjinë e udhëhequr keq të Amerikës.

(Autori, anëtar i lartë në grupin e pavarur të mendimit “Bruegel” dhe anëtar jorezident i Institutit Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare, është drejtor i Institutit të Universitetit Evropian, “Tommaso Padoa-Schioppa”. Opinioni është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)