Rreth një milion njerëz kanë vdekur nga SIDA, në mbarë botën, vetëm vitin e kaluar. Kjo megjithatë është dyfish më pak se sa në vitin 2005, ku kjo sëmundje mori jetën e pothuajse dy milionë vetëve, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Jo vetëm që ka rënë numri i personave të rinj të infektuar me këtë sëmundje, si dhe rastet e vdekjes, por sa vjen e më shumë njerëzit tashmë po mjekohen”, citohet raporti në prag të konferencës për SIDA-n, që hap punimet të dielën në Paris.
“Në vitin 2016, 19,5 milionë persona kanë pasur qasje në mjekim nga gjithsej 36,7 milionë persona që jetojnë me virusin HIV”, citoi agjencia UNAIDS, transmetojnë mediat franceze.
Nga paraqitja e epidemisë, në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, me virusin HIV janë infektuar gjithsej 76,1 milionë persona. Që atëherë rreth 35 milionë persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.
-
OBSH: Rastet me kancer pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën deri në vitin 2050
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
-
Tri vaksina kundër Ebolas po zhvillohen mes frikës në rritje për përhapjen e shpërthimit