Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si t’i mbrojmë fëmijët nën 12 vjeç nga COVID-19?

“Mënyra se si i mbroni fëmijët, të cilët, për shkak të moshës nuk mund të vaksinohen ende, është që njerëzit që rrinë me fëmijët të jenë të vaksinuar”, ka thënë për CNN-in drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive

Dr. Anthony Fauci ka thënë se të rriturit mund ta bëjnë një hap të madh për t’i mbrojtur fëmijët që janë shumë të rinj për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

“Mënyra se si i mbroni fëmijët, të cilët, për shkak të moshës nuk mund të vaksinohen ende, është që njerëzit që rrinë me fëmijët të jenë të vaksinuar”, ka thënë për CNN-in drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

Brenda një periudhe dyjavore në mes të gushtit, numri i vizitave të fëmijëve te mjeku ishte 3.4 herë më i madh në shtetet me pak të vaksinuar dhe numri i të hospitalizuarve ishte 3.7 herë më i madh sesa në shtetet me shifra të larta të të vaksinuarve.

“Rezultate të mrekullueshme”

Disa shtete janë duke u angazhuar shumë për t’i vaksinuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Edhe Vaksina kundër Covidit gjatë shtatzënisë mbron fëmijën në muajt e parë të jetës Lifestyle Vaksina kundër Covidit gjatë shtatzënisë mbron fëmijën në muajt e parë të jetës

Shteti i Washingtonit, që do ta vërë në fuqi në tetor ligjin për vaksinimin e mësuesve dhe stafit, po vëren “rezultate të mrekullueshme” sa i përket vaksinimit të të rinjve, sipas sekretarit shtetëror të shëndetit, Umair Shah.

Të paktën 41 për qind e fëmijëve mes moshës 12 dhe 15-vjeçare janë vaksinuar dhe vetëm më pak se gjysma e 16-17-vjeçarëve janë vaksinuar plotësisht.

“Shkollat e Washingtonit i kanë strukturën, protokollin dhe njerëzit për të pasur arsimim të suksesshëm në ambientet shkollore”, ka thënë Shah.

“Nëse SHBA-ja do t’i mbajë fëmijët në klasa në këtë vit shkollor, njerëzit duhet të bartin maska”, ka thënë Fauci.

Por teksa disa zona kanë miratuar masat, maska ​​dhe vaksinim, të tjerat i kanë frenuar masat e tilla. Në Kentucky, guvernatori Andy Beshear tha se ai është i kufizuar në atë që mund të bëjë, sepse zyrtarët shtetërorë kundërshtuan përpjekjen e tij për masën e bartjes së maskave në shkolla.

“Nëse do ta kisha aftësinë për ta bërë tani, do të kishim një ligj për bartjen e maskave në publik dhe në ambiente të mbyllura. E dimë se kjo është një mënyrë e dëshmuar për ta ngadalësuar përhapjen e virusit dhe përfundimisht t’i ndihmojë kapacitetit tonë të kujdesit shëndetësor”, ka thënë për NBC-në Beshear.

Gara për shtretër në spitale

Disa spitale në Shtetet e Bashkuara janë afër mbushjes së kapacitetit pasi Covid-19 vazhdon të përhapet dhe së shpejti zyrtarët mund të jenë para një momenti kur do të zgjedhin se kush do të mund të shtrihet në njësinë e kujdesit intensive e kush jo, ka thënë Fauci. “Jemi afër rrezikut”, ka thënë ai. “Do të jeni në një situatë ku do t'ju duhet të bëni zgjedhje shumë të vështira”.

Fauci ka thënë për CNN-in se mënyra më e mirë për ta parandaluar që punonjësit e kujdesit shëndetësor ndodhen para këtyre vendimeve të vështira është t’i “heqim të gjitha ndalesat për gjithçka që mund të bëjmë për t’i parandaluar infeksionet e reja”. Bartja e maskave është e rëndësishme, ka theksuar Fauci, por “vaksinimi është metoda numër një” për t’i ulur hospitalizimet.

Edhe Pediatrit kundërshtojnë CDC-në, rekomandojnë vaksinën anti-COVID për fëmijët Botë Pediatrit kundërshtojnë CDC-në, rekomandojnë vaksinën anti-COVID për fëmijët

Në të gjithë SHBA-në, 79.83 për qind e shtretërve janë në përdorim - pothuajse një e treta e të cilave janë të zëna nga pacientët me Covid-19, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Tetë shtete më shumë se 90 për qind të shtretërve i kishin të zënë dielën: Alabama, Gjeorgjia, Texas, Arkansas, Florida, Mississippi, Nevada dhe Kentucky.

Një ekip federal mjekësor mbërriti në Kentucky këtë fundjavë për të ndihmuar në rritjen e ndihmës mjekësore dhe aftësinë për të hapur më shumë shtretër spitalorë në fillimin e rasteve të shtuara të koronavirusit dhe shtrimeve në spital, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit Beshear.

Beshear tha se e dërgoi Gardën Kombëtare në spitalet më të goditura për të punuar në logjistikë dhe për t’i liruar mjekët që të kujdesen për pacientët. Në Albany, Gjeorgjia, drejtori i Shërbimeve të Emergjencave në Spitalin Memorial Phoebe Putney, dr. James Black ka thënë për CNN-in se spitali i tij pothuajse dyfishoi kapacitetin e intensivit, por ende po përballet me tejmbushje të pacientëve.

“Departamenti i urgjencës është plot dhe spitali është plot”, ka thënë Black. “Sa herë që një pacient del nga spitali, kemi pacientë që presin për ata shtretër”.

“Moderna” prapa “Pfizer”

Me përhapjen e variantit shumë të transmetueshëm Delta, që ka penguar jetën në SHBA, zyrtarët dhe ekspertët shëndetësorë po punojnë drejt administrimit të një doze përforcuese të vaksinës për amerikanët. Presidenti Joe Biden kishte planifikuar të jepte doza përforcuese për “Pfizer” dhe “Moderna” në të njëjtën kohë, por Fauci ka thënë për CNN-in se kjo mund të mos ndodhë.

Fauci ka thënë se prodhuesi i vaksinave “Pfizer” i ka marrë të dhënat në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, të dhënat janë ekzaminuar dhe “duket se gjithçka është gati”. Por, ai tha se “Moderna” mund të jetë pak prapa “Pfizer|, dhe nëse është, në vend që të shihni një shpërndarje të njëkohshme të të dyja vaksinave, do të ishte një dalje vijuese për rreth një javë ose dy.

“Nuk mendoj se është problem madhor, por më mirë do të ishte që procesi të rridhte së bashku për të dyja vaksinat njëkohësisht. Por përfundimisht plani do të zbatohet siç u paraqit”, ka thënë Fauci.

Edhe Dozat e vaksinimit te fëmijët në Uashington me ritëm të ngadalshëm Botë Dozat e vaksinimit te fëmijët në Uashington me ritëm të ngadalshëm

“Plani është i kushtëzuar, së pari nga kompanitë që i dorëzojnë të dhënat e duhura në FDA-ja, dhe së dyti e merr miratimin nga FDA-ja dhe më pas rekomandimin nga këshilltarët e vaksinave të CDC-së”, ka thënë ai.

Përktheu: Liridona Bytyçi