Shumë shtete i ndalojnë farmacitë t’i vaksinojnë fëmijët nën 3 vjeç, ose kërkojnë receta mjekësore për ta bërë këtë. Në raste të tjera, farmacitë nuk kanë staf adekuat, hapësirë ose trajnim të duhur për t’ua dhënë vaksinat në mënyrë korrekte të vegjëlve
(AP) – Gati 300 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç kanë marrë vaksina për COVID-19 në dy javë që kur u bënë të disponueshme, ritëm më i ngadalshëm sesa te grupet në moshë më të madhe. Mirëpo, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se kjo pritej për Shtetet e Bashkuara me popullsinë që përbëhet prej rreth 18 milionë fëmijë.
Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve duhej t’i publikonin të dhënat fillestare mbi injeksionet për grupmoshën më vonë, duke pasqyruar dozat e administruara që kur rregullatorët i kishin autorizuar ato më 18 qershor. Vaksinimet e para filluan vetëm disa ditë më vonë, sepse dozat duhej të dërgoheshin në zyrat e mjekëve dhe në farmaci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishin parashikuar prej kohësh se ritmi i vaksinimit të fëmijëve më të vegjël do të ishte më i ngadalshëm sesa te grupet në moshë më të madhe. Ata po presin që shumica e injeksioneve të bëhen në ordinancat e pediatërve.
Shumë prindër mund të ndihen më mirë kur fëmija i tyre vaksinohet te mjeku i rregullt, ka bërë të ditur koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, dr. Ashish Jha. Ai në fakt e kishte parashikuar se ritmi i vaksinimit do të ishte shumë më i ngadalshëm sesa ishte për popullatat më të vjetra.
“Do të shohim rritje të vaksinimeve gjatë javëve dhe madje potencialisht gjatë disa muajve”, ka theksuar Jha.
Zyrtarët gjithashtu kanë vënë në dukje se ka njëfarë hezitimi në lidhje me nevojën për vaksinim për fëmijët që kanë shumë më pak gjasa se grupmoshat më të vjetra të zhvillojnë sëmundje serioze ose të vdesin nga koronavirusi. Prindërit inkurajohen të flasin me mjekun e fëmijës për informacion të besueshëm në lidhje me përfitimet e vaksinave.
Sondazhi i fondacionit “Kaiser Family” i kryer në prill, ka zbuluar se 1 në 5 prindër të fëmijëve nën moshën 5 vjeç kanë thënë se do ta vaksinonin fëmijën e tyre menjëherë pasi të autorizohej vaksina, 38% kanë theksuar se do të prisnin e të shihnin dhe gati 4 në 10 kanë thënë se nuk do ta vaksinonin fëmijën fare, vetëm nëse u kërkohet patjetër.
Më shumë se 5 milionë doza pediatrike janë dërguar në më shumë se 15 mijë vende, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, gati që prindërit dhe fëmijët të hyjnë.
Megjithatë, shpërndarja e vaksinave nuk është bërë pa përplasjen e disa prindërve të foshnjave dhe të vegjëlve, për shkak të kufizimeve shtetërore në farmaci dhe për shkak se disa mjekë nuk po ofrojnë injeksione.
Shumë shtete i ndalojnë farmacitë t’i vaksinojnë fëmijët nën 3 vjeç ose kërkojnë receta mjekësore për ta bërë këtë. Në raste të tjera, farmacitë nuk kanë staf adekuat, hapësirë ose trajnim të duhur për t’iu dhënë vaksinat në mënyrë korrekte të vegjëlve, ka treguar Allie Jo Shipman, drejtore e politikës shtetërore për Aleancën Kombëtare të Shoqatave Shtetërore të Farmacisë.
“Është thjesht situatë më komplekse sesa me fëmijët tuaj më të mëdhenj dhe me të rriturit”, është shprehur Shipman.
Disa mjekë zgjodhën të mos i bënin vaksinimet për shkak të kërkesave për ruajtjen në vend të ftohtë ose shqetësimit për humbjen e dozave. Vaksina vjen në shishe me shumë doza që duhet të përdoren brenda 12 orëve pas hapjes.
“Ata nuk duan ta shohin vaksinën të mbetet e papërdorur”, ka thënë pediatrja e Virxhinias Perëndimore, dr. Lisa Costello. “Ose duhet të gjendet numri i njerëzve që do të vaksinohen për atë shishe, ose të hidhen dozat që kanë mbetur”.
Organizimi i kohës së vaksinimit ose termini për takime të vaksinimit janë zgjidhjet e mundshme që mjekët po përpiqen t’i funksionalizojnë, ka bërë të ditur Costello. Virxhinia Perëndimore i ka inkurajuar mjekët ta vazhdojnë procesin dhe t’i hapin shishet edhe nëse kanë vetëm një pacient për ta vaksinuar, ka bërë të ditur ajo.
Sipas një analize të të dhënave të vaksinimit nga Fondacioni i Familjes Kaiser, për fëmijët më të rritur, ata nga 5 deri në 11 vjeç, shpërndarja e vaksinave ka ndryshuar shumë nga shteti në shtet, nga 11% e asaj grupmoshe të vaksinuar plotësisht në Alabama në 63% në Vermont.
Nga 10 shtetet kryesore për shpërndarje të vaksinave në grupmoshën 5 deri në 11 vjeç, pesë janë në New England. Nga 10 shtetet e fundit, nëntë janë në jug.
Administrata e Bidenit ka bërë të ditur se ndërkohë që pritej ritmi i ngadalshëm i vaksinimit në grupin më të ri, zyrtarët nuk do të jenë të kënaqur derisa sa më shumë njerëz ta marrin mbrojtjen e vaksinave. Prindërit mund ta përdorin vaccines.gov për t’i kërkuar ofruesit e vaksinave sipas vendndodhjes, markës së vaksinës dhe grupmoshave të vaksinuara.