Lifestyle

Si të trajtohen problemet me sinus?

Sinusiti është ënjtja e sinusit që zakonisht shkaktohet nga infeksione të ndryshme. Ajo është e zakonshme dhe mund të tejkalohet vet brenda dy-tri javësh.

Por, ilaçet mund të ndihmojnë nëse ajo zgjatë më shumë, bëjnë të ditur shërbimet spitalore britanike.

Simptomat e sinusitit janë dhimbja, ënjtja rreth syve, faqeve dhe ballit, hundë të bllokuara, mungesë ë shqisës së të nuhaturit, mukozë e verdhë në të gjelbër, kokëdhimbje, temperaturë, dhimbje dhëmbësh, etj.

Tek fëmijët simptomat e sinusitit janë irritimi i hundëve, probleme gjatë ngrënies, dhe marrin frymë me gojë, ku si pasojë u thahet fyti.

Trajtimi i sinusitit mund të bëhet duke pushuar, duke pirë çaj dhe ujë të mjaftueshëm, duke marrë ilaçe kundër dhimbjes si paracetamol dhe ibuprofen.

Të rriturit mund ta përdorin për trajtim edhe aspirinën, po ajo nuk rekomandohet të merret për fëmijët nën moshën 16 vjeçare.

Duhani nuk duhet konsumuar nga peronat që kanë sinusit.

Hunda duhet pastruar sikur tek të vegjlit ashtu edhe tek të mëdhenjtë me uji të vakët apo ndonjë tretje me krip në mënyrë që të lirohen kanalet.

Nëse dikush ka temperaturë që shkaktohet nga sinusiti duhet të qëndroi në shtëpi dhe të shmangë kontaktin me njerëz të tjerë.

Farmacisti mund të ndihmoi nëse gjendja është e rënduar duke ofruar ilaçe adekuate për trajtim si spërkatës për hundë. Por doktorët kanë thënë se spërkatësit e hundëve nuk duhet të përdorën për më shumë se një javë.

Doktorët gjithashtu mund të rekomandojnë ilaçe të tjera më të forta nëse gjendja është më e rëndë.

Spërkatësit me steroide janë një ndër opsionet që mund të përdorën në mënyrë që të zvogëlohet ënjtja.

Ilaçet me antihistamine gjithashtu, nëse simptomat shkaktohen nga ndonjë alergji.

Antibiotikët janë gjithashtu një opsion nëse simptomat e sinusitit shkaktohen nga ndonjë infeksion bakterial. Por antibiotikët mund të mos jenë gjithmonë të nevojshëm pasi që sinusiti zakonisht shkaktohet nga viruset.

Nëse simptomat e sinusitit vazhdojnë për më shumë se tre muaj duhet konsultuar me mjek otorinolaringolog dhe mund të rekomandohet operim nëse rasti është shumë i rëndë.