Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Katër arsyet pse zgjoheni me hundë të bllokuara edhe kur nuk jeni të sëmurë

Hundët e bllokuara janë shumë të bezdisshme sidomos në mëngjes kur sapo jeni zgjuar nga gjumi.

Shpesh pas këtij problemi fshihet një ftohje ose një infeksion tjetër viral që zakonisht lehtësohet vetë brenda një jave.

E megjithatë ekzistojnë shumë shkaqe të tjera që ngarkojnë dhe irritojnë indet e hundës.

Keni infeksion të sinuseve

Këto infeksione, të cilat shpesh zhvillohen nga një ftohje e zakonshme ose alergjia, ndodhin kur bakteret, viruset ose kërpudhat irritojnë sinuset, duke i bërë ato të fryhen dhe bllokohen.

Edhe Bllokimi i hundëve – disa trajtime natyrale për lehtësim të menjëhershëm Lifestyle Bllokimi i hundëve – disa trajtime natyrale për lehtësim të menjëhershëm

Shumica e infeksioneve të sinusit pastrohen vetë brenda shtatë deri në 10 ditësh.

Mund të jetë alergjia

Nuk është sekret që alergjenët e stinës nga poleni të mund t’ju shkaktojnë bllokim të hundëve.

Nëse e dini se problemi janë alergjenët, merrni parasysh të minimizoni ekspozimin ndaj tyre.

Ajri i thatë

Këto kushte brenda shtëpisë gjatë dimrit, të ngjashme me shkretëtirën, mund të shkaktojnë bllokim të hundëve.

Në këto kushte, trupat tanë të rrisin prodhimin e mukusit për të kompensuar ajrin e thatë që hyn në mushkëritë tona. Kjo mukozë mund të shkaktojë bllokim të hundëve.

Pirja e duhanit

Edhe A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinusve? Lifestyle A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinusve?

Tymi është një irritues që mund të shkaktojë inflamacion kronik të rrugëve të frymëmarrjes dhe të ulë aftësinë e hundës për të pastruar mukozën.

Lënia e duhanit do ta zgjidhë problemin dhe më e rëndësishmja, do të zvogëlojë rrezikun për probleme serioze si sëmundjet e zemrës, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e mushkërive. /Agroweb