Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshme?

Të qenët nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq, nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore.

Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për ta ndryshuar këtë problem, por kjo nuk rezulton gjithmonë në një shtim të shëndetshëm në peshë.

Më poshtë ju prezantojmë disa mënyra të shëndetshme për të fituar peshë:

Hani më shpesh

Kur jeni nën peshë, mund të ndiheni të ngopur më shpejt. Hani pesë deri në gjashtë vakte më të vogla gjatë ditës në vend të dy ose tre vakteve të mëdha.

Edhe Nuk hani shumë dhe akoma shtoni peshë? Këto janë shkaqet e mundshme Lifestyle Nuk hani shumë dhe akoma shtoni peshë? Këto janë shkaqet e mundshme

Zgjidhni ushqime të pasura me lëndë ushqyese

Si pjesë e një diete të përgjithshme të shëndetshme zgjidhni bukë me drithëra të plota, makarona integrale dhe drithëra, fruta dhe perime, produktet e qumështit, arroret dhe farat.

Provoni ‘smoothie’ dhe pije të shëndetshme

Mos u fokusoni tek pijet me gaz, kafet dhe pije të tjera me pak kalori dhe pak vlera ushqyese. Në vend të këtyre, pini ‘smoothie’ ose pije të shëndetshme të bëra me qumësht dhe fruta të freskëta ose të ngrira, dhe spërkatni me pak fara lini të bluara.

Kujdes kur pini

Edhe Këshilla për të humbur peshë pa dietë dhe pa ushtrime Lifestyle Këshilla për të humbur peshë pa dietë dhe pa ushtrime

Disa njerëz mendojnë se pirja e lëngjeve para ngrënies ua zbeh oreksin. Në këtë rast, mund të jetë më mirë të pini pije me kalori më të larta së bashku me një vakt ose meze të lehtë. Për të tjerët mund të funksionojë pirja 30 minuta pas një vakti.

Hani edhe ndërmjet vakteve të ushqimit

Konsumoni arra, gjalpë kikiriku, djathë, fruta të thata dhe avokado. Para gjumit mund ta hani një sandviç me gjalpë kikiriku dhe marmelatë, ose një sandviç me avokado, perime të prera në feta dhe mish pa dhjamë ose djathë.

Shtoni gjëra ekstra

Shtoni ushqime shtesë në pjatat tuaja për më shumë kalori – të tilla si djathë i pjekur dhe vezë të fërguara, ose qumësht pluhur në supa.

Edhe 12 mënyra për të rënë në peshë Lifestyle 12 mënyra për të rënë në peshë

Stërvitjet e duhura

Ushtrimet, veçanërisht trajnimi i forcës, mund t’ju ndihmojë të shtoni peshë duke ndërtuar muskuj. Stërvitja gjithashtu mund ta stimulojë oreksin tuaj/Neps.al