Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të humbisni peshë duke ngrënë 5-6 herë në ditë

pesha

Foto: Ilustrim

Humbja e peshës vjen nga menaxhimi i kalorive që konsumoni gjatë ditës.

Vetëm në një kilogram të vetëm të peshës trupore gjenden 3500 kalori.

Një deficit prej afro 500 kalorish në ditë do të rezultojë në humbjen e një kg të peshës në javë.

Ngrënia e vakteve të shpeshta gjatë ditës është shumë e rëndësishme kur përpiqen të humbisni peshë.

Kjo mënyrë iju ndihmon të kontrolloni oreksin tuaj, të parandaloni të ngrënit e tepërt gjatë vakteve dhe thuhet se përmirëson funksionin e metabolizmit gjatë gjithë ditës.

Edhe Këshilla që injorohen, por ndihmojnë në procesin e humbjes së peshës Lifestyle Këshilla që injorohen, por ndihmojnë në procesin e humbjes së peshës

Këta janë  disa hapa të thjeshtë që do t’ju ndihmojnë të ruani ekulibrin e duhur në mënyrën e të ushqyerit dhe rrjedhimisht edhe të peshës tuaj.

Konsumoni ushqim çdo tre orë

Një ditë ideale e të ngrënit duhet të përfshijë mëngjesin, një meze të lehtë gjatë paradites, drekën, meze të lehtë gjatë pasdites dhe darkën.

Hani ngadalë

Ngrënia e pesë deri në gjashtë vakteve të vogla çdo ditë ju ndihmon të shmangni ngrënien e tepërt në kohën e vakteve. Kur i afrohesh tavolinës i uritur, fillon të hash pa mend, gjë që çon në konsum të tepruar.

Trupit tuaj i duhen rreth 20 minuta për të sinjalizuar trurin tuaj se jeni të ngopur.

Kontrolloni sasinë e ushqimit që konsumoni

Edhe Koha kur e hani vaktin më të madh mund të ndikojë në energjinë tuaj gjatë ditës Lifestyle Koha kur e hani vaktin më të madh mund të ndikojë në energjinë tuaj gjatë ditës

Stomaku juaj është sa madhësia e grushtit tuaj dhe sasia e vaktit duhet të jetë sa madhësia e pëllëmbës suaj.

Ruani ekuilibrin e regjimit tuaj ushqimor

Çdo vakt duhet të përbëhet nga proteina pa yndyrë, drithëra dhe yndyra të shëndetshme, fruta dhe perime.

Kufizoni konsumin e ëmbëlsirave

Përpiquni ta kufizoni konsumin e përditshëm të ëmbëlsirave në disa herë në javë. Konsumi i tyre duhet të konsiderohet një shpërblim dhe jo një justifikim për mundim tuaj.

Këshillë

Përgatitni paraprakisht një listë me ushqimet dhe vaktet tuaja për javën në vijim.

Edhe Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë Lifestyle Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë

Kështu plani ushqimor do t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur gjatë gjithë javës.

Gjithashtu këshillohet që përpara se të filloni një dietë të re të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj./AgroWeb