Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si ta përgatisni çajin e livandës për gjumë të qetë

Livanda është një nga bimët më të kërkuara në botë për aromën e saj karakteristike.

Kjo lule me ngjyrën e saj të veçantë lejla, konsiderohet gjithashtu si një bimë mjekësore.

Një nga vetitë e saj është qetësimi i trupit, ndaj dhe e bën çajin e livandës pijen perfekte para gjumit.

Gjithçka lidhet me vetinë e kësaj bime për të qetësuar muskujt dhe sistemin nervor, duke e vënë atë në një gjendje paqeje.

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 70 milionë njerëz vuajnë nga një problem që lidhet me gjumin.

Edhe Rruga drejt gjumit të qetë nis nga hunda Lifestyle Rruga drejt gjumit të qetë nis nga hunda

Pagjumësia sigurisht që sjell pasoja të rënda në organizëm duke shkaktuar edhe sëmundje më të rënda.

Konsumimi i çajit të livandës para gjumit e ndihmon trupin tuaj të qetësohet dhe kështu ju bëni gjumë të patrazuar.

Livanda nxit prodhimin e dopaminës dhe redukton hormonin e stresit që njihet si kortizol.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë të përgatitjes së tij për të përfituar të gjitha këto vlera.

Receta e Përgatitjes së Çajit Klasik me Livandë

Përbërësit

3 gota ujë

2 lugë çaji me lule livande të freskët ose të thatë

Edhe Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë Lifestyle Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë

Përgatitja

Hidhni ujin në një ibrik dhe lëreni të ziejë.

Sapo të shihni bulëza që formohen në sipërfaqen e ujit largojeni atë nga zjarri.

Vendosni lulet e livandës në një filtër çaji dhe futeni në një filxhan.

Shtoni aty ujin e valuar dhe lëreni 8-10 minuta.

Sa më shumë që t’i lini lulet e livandës në filxhan aq më i fortë bëhet çaji.

Më pas mjafton që të largoni filtrin e çaji dhe t’i jepni shije me mjaltë apo pak lëng limoni.

Edhe Katër pijet që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak para gjumit Lifestyle Katër pijet që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak para gjumit

Pijeni këtë çaj para se të flini dhe do të shihni që gjumi juaj do të jetë i qetë dhe i patrazuar.

Madje nëse dëshironi mund ta bashkoni edhe me lule kamomili për një efekt akoma edhe më të fortë./AgroWeb