---
description: Livanda është një nga bimët më të kërkuara në botë për aromën...
title: Si ta përgatisni çajin e livandës për gjumë të qetë
image: https://resources.koha.net/images/2022/January/18/caji-para-gjumit-750x5001642488342.jpg?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Si ta përgatisni çajin e livandës për gjumë të qetë

![](https://resources.koha.net/images/2022/January/18/caji-para-gjumit-750x5001642488342.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 janar 2022 08:44
- Shpërndaje në:

- 18 janar 2022 08:44
- Shpërndaje në:

Livanda është një nga bimët më të kërkuara në botë për aromën e saj karakteristike.

Kjo lule me ngjyrën e saj të veçantë lejla, konsiderohet gjithashtu si një bimë mjekësore.

Një nga vetitë e saj është qetësimi i trupit, ndaj dhe e bën çajin e livandës pijen perfekte para gjumit.

Gjithçka lidhet me vetinë e kësaj bime për të qetësuar muskujt dhe sistemin nervor, duke e vënë atë në një gjendje paqeje.

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 70 milionë njerëz vuajnë nga një problem që lidhet me gjumin.

[Edhe ![Rruga drejt gjumit të qetë nis nga hunda](https://resources.koha.net/images/2022/May/22/shutterstock_1919928332_11zon-scaled-1-750x5001653249701.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 22 maj 2022 Rruga drejt gjumit të qetë nis nga hunda](https://www.koha.net/lifestyle/rruga-drejt-gjumit-te-qete-nis-nga-hunda)

Pagjumësia sigurisht që sjell pasoja të rënda në organizëm duke shkaktuar edhe sëmundje më të rënda.

Konsumimi i çajit të livandës para gjumit e ndihmon trupin tuaj të qetësohet dhe kështu ju bëni gjumë të patrazuar.

Livanda nxit prodhimin e dopaminës dhe redukton hormonin e stresit që njihet si kortizol.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë të përgatitjes së tij për të përfituar të gjitha këto vlera.

Receta e Përgatitjes së Çajit Klasik me Livandë

**Përbërësit**

3 gota ujë

2 lugë çaji me lule livande të freskët ose të thatë

[Edhe ![Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë](https://resources.koha.net/images/2026/July/06/72f9614e-b38b-4a34-997c-35c77c7c4ba0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 6 kor 2026 Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë](https://www.koha.net/lifestyle/lengu-qe-dietologet-rekomandojne-te-pini-para-gjumit-per-gjume-me-te-mire)

**Përgatitja**

Hidhni ujin në një ibrik dhe lëreni të ziejë.

Sapo të shihni bulëza që formohen në sipërfaqen e ujit largojeni atë nga zjarri.

Vendosni lulet e livandës në një filtër çaji dhe futeni në një filxhan.

Shtoni aty ujin e valuar dhe lëreni 8-10 minuta.

Sa më shumë që t’i lini lulet e livandës në filxhan aq më i fortë bëhet çaji.

Më pas mjafton që të largoni filtrin e çaji dhe t’i jepni shije me mjaltë apo pak lëng limoni.

[Edhe ![Katër pijet që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak para gjumit](https://resources.koha.net/images/2026/June/18/b146f1cf-1b35-4fba-b81f-fc14a27bdc44.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 18 qer 2026 Katër pijet që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak para gjumit](https://www.koha.net/lifestyle/kater-pijet-qe-rregullojne-nivelin-e-sheqerit-ne-gjak-para-gjumit)

Pijeni këtë çaj para se të flini dhe do të shihni që gjumi juaj do të jetë i qetë dhe i patrazuar.

Madje nëse dëshironi mund ta bashkoni edhe me lule kamomili për një efekt akoma edhe më të fortë./AgroWeb

Artikuj të ngjashëm

- [![Pse duhet të hani një lugë mjaltë para gjumit](https://resources.koha.net/images/2024/December/14/607ff495-b1d9-44ba-bfdd-686944df8726.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 23 dhj 2025 Pse duhet të hani një lugë mjaltë para gjumit](https://www.koha.net/lifestyle/pse-duhet-te-hani-nje-luge-mjalte-para-gjumit)
- [![Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje](https://resources.koha.net/images/2025/October/06/fd307e3a-5a76-4213-9b4d-a962c78e0a7f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 6 tet 2025 Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje](https://www.koha.net/lifestyle/perfitimet-shendetesore-nga-konsumimi-i-kanelles-ne-mbremje)

[Showbiz.]() [Aktorët zbulojnë emocionet dhe mesazhet e filmit të ri “The Hunger Games”](https://www.koha.net/showbiz/aktoret-zbulojne-emocionet-dhe-mesazhet-e-filmit-te-ri-the-hunger-games)

[Lifestyle.]() [Çfarë të hani kur merrni vaksinën kundër gripit?](https://www.koha.net/lifestyle/cfare-te-hani-kur-merrni-vaksinen-kunder-gripit)

[Futboll.]() [Espi sërish vendimtar në fund për Realin](https://www.koha.net/futboll/espiserish-vendimtar-ne-fund-per-realin)

[Futboll.]() [Rrudhani e Nivokazi shënojnë gola për Sionin](https://www.koha.net/futboll/rrudhani-e-nivokazi-shenojne-gola-per-sionin)

[Futboll.]() [Napoli mposht Torinon me gol të McTominayt](https://www.koha.net/futboll/napoli-mposht-torinon-me-gol-te-mctominayt)

[Botë.]() [Protestuesit në Francë kundërshtojnë rritjen e çmimeve](https://www.koha.net/bote/protestuesit-ne-france-kundershtojne-rritjen-e-cmimeve)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Si ta përgatisni çajin e livandës për gjumë të qetë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/si-ta-pergatisni-cajin-e-livandes-per-gjume-te-qete","datePublished":"2022-01-18T08:44:55+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:06+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":363,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Livanda është një nga bimët më të kërkuara në botë për aromën...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/si-ta-pergatisni-cajin-e-livandes-per-gjume-te-qete","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/January/18/caji-para-gjumit-750x5001642488342.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
