Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shëndet

Shtatë shkaktarë të dhjamosjes së mëlçisë

Mëlçia e pa dhjamosur dhe ajo e dhjamosur

Mëlçia e pa dhjamosur dhe ajo e dhjamosur

Dhjamosja e mëlçisë po bëhet shqetësim për shumë njerëz, të cilët mund të mos jenë të vetëdijshëm se çfarë po e shkakton këtë gjendje. Por doktorët kanë bërë të ditur se ka disa shkaktarë.

Një ndër faktorët që mund të shkaktojë dhjamosje në mëlçi është mbipesha, sidomos pesha e tepërt në zonën e stomakut. Kjo gjë mund të rrisë rrezikun për dhjamosje të mëlçisë duke shkaktuar inflamacion e dëmtim, shkruan India.com

Një tjetër shkaktar i kësaj gjendje është aciditeti i paktë në stomak. Kur stomaku ka pak aciditet, ushqimi nuk tretet si duhet, kështu që vitaminat e mineralet e duhura që vijnë nga ushqimi nuk mund të absorbohen mirë nga organizmi.

Shkaktar tjetër konsiderohet edhe mungesa e aktivitetit fizik. Qëndrimi ulur nuk është i mirë për shëndetin e njësoj edhe për mëlçinë. Sa më shumë aktivitet fizik apo ecje do të jetë më mirë për mëlçinë dhe trupin në përgjithësi.

Konsumimi i shpeshtë i karbohidrateve të dëmshme mund të shkaktojë dhjamosje në mëlçi. Pra këshillohet që të konsumohen sa më shumë fruta e perime.

Stresi i madh gjithashtu është faktor negativ për organizmin dhe mëlçinë sepse rrit inflamacionin në trup që mund të çojë në sëmundje të këtij organi.

Edhe Tre zakone të mëngjesit për një mëlçi më të shëndetshme Lifestyle Tre zakone të mëngjesit për një mëlçi më të shëndetshme

Mbingarkimi i mëlçisë gjithashtu ndikon për të keq. Mëlçia mbingarkohet nga ushqimi i pashëndetshëm dhe pirja e shpeshtë e pijeve alkoolike. Përveç kësaj, pijet me sheqer të shtuar, që janë shkaktare për shumë sëmundje, mund ta dhjamosin edhe mëlçinë e të shkaktojnë dëme në organizëm.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj toksinave të ndryshme shkakton dëme gjithashtu. Në toksina përfshihet edhe ajri i papastër, e konsumimi i vazhdueshëm i ilaçeve të ndryshme, të cilat mund ta mbingarkojnë funksionimin e mëlçisë duke pamundësuar detoksifikimin normal të organizmit.