Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët transplantojnë qelizat e trurit të njeriut te minjtë për të studiuar sëmundjet

Shkencëtarët kanë transplantuar qelizat e trurit të njeriut në trurin e minjve të vegjël.

Është pjesë e një përpjekjeje për të studiuar më mirë zhvillimin e trurit të njeriut dhe sëmundjet që prekin këtë organ kompleks, gjë që na bën ata që jemi, por që prej kohësh ka qenë i mbuluar me mister, raportoi AP-ja të mërkurën.

"Shumë çrregullime të tilla si autizmi dhe skizofrenia ka të ngjarë të jenë unike te njerëzit, por truri i njeriut qartazi nuk ka qenë shumë i qasshëm", tha Sergiu Pasca, autor i studimit botuar në revistën Nature.

Hulumtimi bazohet në punën e mëparshme të ekipit duke krijuar "organoidet" e trurit, struktura të vogla që u ngjajnë organeve njerëzore që janë bërë gjithashtu për të përfaqësuar organe të tjera si mëlçitë, veshkat, prostatat, etj.

Shkencëtarët transplantuan qelizat në minjtë 2-3 ditësh, një fazë jete kur lidhjet e trurit janë ende duke u formuar. Qelizat rriten ashtu që të zënë 1/3 e pjesës së trurit të miut.

Neuronet e njerëzve janë transplantuar në brejtës edhe më parë, por zakonisht në kafshë që ishin më të mëdha.

Edhe Shkencëtarët krijojnë “hartën” më të madhe të autizmit deri më sot Lifestyle Shkencëtarët krijojnë “hartën” më të madhe të autizmit deri më sot

Shkencëtarët transplantuan qelizat e një personi të shëndetshëm dhe qelizat e një personi me sindromën Timothy, një gjendje e rrallë gjenetike e lidhur me problemet e zemrës dhe autizmin.

Pesë muaj më vonë, ata panë efektet e sëmundjeve të lidhura me aktivitetin e neuroneve. Kishte ndryshime në aktivitetin elektrik dhe neuronet nga personi me sindromën Timothy ishin shumë më të vogla. Shkencëtarët shpresojnë që të përdorin të njëjtin eksperiment për të mësuar më shumë edhe për çrregullimet si skizofrenia.