Lifestyle

Shkencëtarët gjermanë janë të bindur: Pelini i ëmbël mund të shërojë të sëmurët nga koronavirusi

Bota është në garë për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq tani shkencëtarë nga Instituti Max-Planck në Potsdam, theksojnë që pelini i ëmbël mund të ketë ndihmë të jashtëzakonshme.

Cilësitë e tij shëruese vërtet janë të pabesueshme dhe është shumë i dobishëm në shërimin e të gjitha simptomave të koronavirusit. Hulumtuesit kanë në dispozicion rezultatet, të cilat zgjojnë shpresë për fillim të hulumtimeve klinike.

Ekstraktet e pelinit të ëmbël janë aktivë kundër SARS-Cov-2. Fletët e bimës së pelinit të ëmbël (Artemisia annua) të kultivuar në Kentucky, në SHBA, aktivitetin më të mirë kundër virusit e kanë treguar kur përzihet me etanolin e pastër apo në ujë të distiluar.