Lifestyle

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të magnezit

Magnezi luan rol të rëndësishëm në organizëm pasi që rregullon funksionin e nervave, ritmin e zemrës dhe kontribuon në shëndetin e eshtrave pasi rregullon nivelet e kalciumit. Magnezi gjithashtu rregullon nivelin e sheqerit ne gjak, metabolizmin si dhe luan rol në mbajtjen në nivel optimal presionin e gjakut, raporton “E Times”.

Mpirja e duarve është një ndër shenjat që tregon se trupi ka mungesë të magnezit, pasi që mungesa e tij ka lidhje me mosfunksionimin e mirë të nervave në gjymtyrë.

Një tjetër shenjë e mungesës së magnezit është ritmi jo i mirë i të rrahurave të zëmrës. Kjo gjë njihet si aritmi dhe nëse organizmi ka mungesë të magnezit do të thotë se muskujt kardiakë nuk funksionojnë mirë.

Dobësimi i muskujve është tjetër lajmëtar i mungesës së magnezit pasi kjo gjë bën që të mos funksionojë si duhet sistemi neuromuskular.

Mundimi dhe të vjellat gjithashtu mund të jenë lajmëtar të mungesës së magnezit pasi sistemi gastrointestinal nuk funksionon mirë.

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë kokë dhembje e migrenë. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë kontraktim të arterieve që janë përgjegjëse për përçimin e mesazheve në tru dhe si pasojë shkakton dhimbje.

Lodhja është tjetër simptomë që tregon se mungon magnezi në organizëm, pasi metali është përgjegjës për rregullimin e energjisë trupore.

Ankthi është tjetër shenjë e mungesës së magnezit pasi është rregullator i stresit.

Pagjumësia mund të jetë si pasojë e mungesës së magnezit gjithashtu.

Pasi magnezi ka ndikim në shëndetin e muskujve, mungesa e tij shkakton dhimbje të tyre.

Përveç që magnezi mund të merret si suplement, ushqimet që përmbajnë këtë metal janë, bananet, fasulet, drithërat e plota, arroret, molla, djathi, farat e kungullit, spinaqi e kajsitë e thata.