Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sekretet e çifteve që e shpëtuan lidhjen gjatë pandemisë

Para pandemisë S. Nicole Lane thotë se pjesën më të madhe të kohës me të dashurin e saj e kalonin duke dalë jashtë, duke kërcyer e pirë.

“Që të dy kemi punë shumë kërkuese, kështu që ditët që i kishim të lira i kalonim duke u shfrenuar”, thotë ajo. “Mendoj se shumë prej grindjeve tona erdhën për shkak të alkoolit”.

Gjatë izolimit në fillim të këtij viti, çifti nga Çikagoja filloi të ngjitet nëpër male, zakonisht duke bërë 32 kilometra në ditë. “Nuk mendoj se i kemi hyrë kësaj pune për të thënë se do të mund të na ndihmonte në lidhjen tonë, por vërtet se na ka afruar më shumë dhe ka ndikuar të ndihemi më rehat me njëri-tjetrin”, thotë ajo.

“Me gjithë faktin që kishim lënë prapa shprehitë tona dhe ishim njoftuar me një gjë të re, mendoj se na ka lidhur fort dhe dashuria jonë tani është shumë më e madhe”, ka thënë Lane. “Më ka bërë ta kuptoj edhe më shumë se dua ta kem partner për tërë jetën, sepse mund t’ia dalim nëpër sfida shumë stresuese dhe më pas të ndihemi shumë më mirë”.

Në këto ditë shumë çifte janë shtyrë drejt grindjeve dhe kanë vendosur të ndahen apo të shkurorëzohen. Të tjerët po ia dalin. Pastaj janë disa çifte të tjera që e kanë gjetur një mënyrë jo vetëm që të mbijetojnë, por edhe të afrohen më shumë me njëri-tjetrin pa marrë parasysh tërë stresin që ka ardhur si pasojë e sfidave të këtij viti. Më poshtë keni disa këshilla se si ta shpëtoni lidhjen tuaj.

Edhe Gjashtë këshilla për çiftet që bashkëjetojnë Lifestyle Gjashtë këshilla për çiftet që bashkëjetojnë

Sillni risi

Çiftet që sjellin risi në lidhjet e tyre në këtë kohë janë në rrugën e duhur, sipas Pepper Schwartz, profesor i sociologjisë në Universitetin e Washingtonit.

“Njerëzit po thonë ‘e duam njëri-tjetrin, por pandemia është e tepërt’”, ka thënë ajo. “Ka nevojë për diçka të re në lidhje. Ndonjë detyrë, kurs, gjëra të reja për të cilat do të flisni dhe do të ndiheni mirë”.

Në vend se ta lejojnë që t’i ndajë pandemia, ka thënë Schwartz, çiftet e suksesshme po tregohen kreativë kur vjen puna që të shtojnë gjëra të reja në jetët e tyre, bashkë dhe vetë. “E njoh një çift që ka filluar të merret me një kotec pulash dhe kanë hulumtuar për pula ekzotike. Në fillim ka qenë thjesht shaka mes tyre”.

“Në vend se të zhyten në depresion, gjeni diçka që të ndiheni më mirë, qoftë ndaras apo bashkë”, thotë ajo.

Kjo nuk do të thotë që duhet të blini pula, të shisni krejt çfarë keni dhe të zhvendoseni në ishujt Maldive. Por mund të jetë një veprim i thjeshtë, si shëtitja e qenit apo ecja në mal. “Dëshira për të dalë jashtë në natyrë është e lashtë”, ka shtuar Schwartz.

Flisni më pak, dëgjoni më shumë

Për 39-vjeçarin amerikan Ruth Terry dhe për partneren e tij tashmë qe 10 vjet, ideja e mbylljes në banesën e tyre 40 metra katrorë në Stamboll në fillim të këtij viti ka qenë menjëherë alarmuese.

“Më së shumti, frikësohesha se do ta çmend atë”, thotë ajo. “Ai ka nevojë për vetmi dhe kjo ishte gati e pamundur në një vend kaq të vogël”.

Çifti u mundua që të fliste më shumë rreth gjërave si ndarja e detyrave në shtëpi dhe gjithashtu i mbajtën në mend oraret e njëri-tjetrit për punën që e bënin nga shtëpia, në mënyrë që të përshtateshin më mirë në një hapësirë aq të ngushtë”, thotë ajo.

Edhe Studimi: Çiftet mbi 60 vjeç që jetojnë të ndarë kanë mirëqenie më të mirë Lifestyle Studimi: Çiftet mbi 60 vjeç që jetojnë të ndarë kanë mirëqenie më të mirë

Terry dhe partnerja e tij gjithashtu e futën në funksion një mësim të rëndësishëm që e kishin mësuar në lidhjen e tyre gjatë terapisë me çifte, që është “të mos pretendojmë asgjë”, ka thënë ajo. “Ne jemi të lidhur aq ndryshëm saqë mund të ketë shumë keqkuptime kur mundohemi ta dimë se çfarë po mendon tjetri, edhe pse jemi në lidhje për kaq shumë kohë”.

Ky komunikim është çelësi, sipas Diana Wiley, terapiste e licensuar për martesa e familje, si dhe terapiste e seksit me bazë në Seattle, që e thekson se rëndësia për ta vendosur në rend të parë lidhjen tuaj tani është më sfiduese se që mendoni.

“Çiftet e suksesshme tani janë duke u dhënë prioritet lidhjeve të tyre”, ka thënë Wiley, autore e serialit "Love in the Time of Corona". “Ata po i shfaqin ndjenjat e tyre dhe po ndajnë kohë për veten. Shpëtimi i martesës apo lidhjes suaj me gjithë pandeminë është që të jeni të mirëkuptueshëm dhe të komunikoni vazhdimisht”.

Si rregull i përgjithshëm, thotë ajo, kur po merreni me lidhjen tuaj, “flisni më pak dhe dëgjoni më shumë”. “Si qenie njerëzore, kemi nevojë që të dëgjohemi, të kuptohemi dhe të jemi të vlerësuar”, thotë ajo. “Dhe nganjëherë kemi njerëz që janë të zënë me veten dhe e kanë vështirë që të na dëgjojnë apo të jenë kureshtarë për mendimet dhe ndjenjat e partnerit”.

Koha e festave

Përderisa po afrohen festat e fundvitit, Wiley thotë se çiftet presin që stresi i zakonshëm i festave do të përzihet me pandeminë.

“Shumë çifte po i rekalibrojnë planet e tyre për festa”, thotë ajo. “Përderisa pandemia po rritet, shumë njerëz e kanë zëvendësuar të qenët të zënë duke bërë shumë gjëra për festa me pasiguri dhe humbje të rutinës dhe traditës”.

Ajo sugjeron që çiftet duhet t’i bëjnë prioritet përsëri planet për festa me një mënyrë kreative dhe argëtuese – ndoshta duke krijuar tradita të reja që mund t’i lehtësojnë shpenzimet e festave, e kjo mund të bëhet duke u lidhur më shumë emocionalisht”.

Lane ka thënë se ajo dhe i dashuri i saj zakonisht i kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri larg njëri-tjetrit, pasi duhet të jenë me familjet e tyre dhe të njëjtën gjë planifikojnë ta bëjnë edhe këtë vit.

Edhe Si të mbahet gjallë dashuria në çift pas ardhjes së fëmijëve? Lifestyle Si të mbahet gjallë dashuria në çift pas ardhjes së fëmijëve?

Por ata i kanë dhënë prioritet kohës së kaluar bashkë para festave duke e marrë me qira një shtëpizë në një vend të largët për disa javë, para se t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit për një kohë të shkurtër.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme për mua që të kaloj kohë të mirë me të para se të ndahemi për një muaj”, ka thënë Lane. “Në fakt ndihem më e qetë këtë vit kur po u afrohemi festave, sesa që jam ndier më herët”.

Image