Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të mbahet gjallë dashuria në çift pas ardhjes së fëmijëve?

Edhe lidhjet më të mira martesore mund të vuajnë pasi të vijnë në jetë fëmijët, por gjestet më të vogla që tregojnë kujdes kanë ndikim të madh.

“Kur ke fëmijë të vegjël, investon shumë në ta. Të kujdesesh ndaj një fëmijë është punë e madhe, harron nga pak vetveten. E kupton që jeta bashkëshortore ka shkuar në fund të listës me prioritete”, ka thënë psikologja Jo Hemmings për “The Guardian”.

Por kjo duket të jetë diçka që vjen natyrshëm pasi kur fëmijët janë të vegjël varen krejtësisht nga prindërit. Psikologja ka rekomanduar që kur fëmijët të flenë, çiftet të paktën të rrijë së bashku në një dhomë apo në një divan.

“Njoh çifte që kur fëmijët flenë, ata shkojnë kryejnë punët e tyre të ndara, e kur të fillojë pastaj dita në mëngjes kjo gjë as që do të vihet re. Kjo s’është gjë e mirë për çiftin”, ka thënë Hemmings.

Ajo ka thënë se është shumë me rëndësi që herë pas here të tregohet kujdes ndaj bashkëshortes/bashkëshortit, çoftë edhe vetëm përmes një telefonate, një kartoline të vogël, blerjeje të ndonjë ushqimi të preferuar, ndonjë libër, vetëm sa për t’i bërë të ditur partnerit/partneres se ende interesoheni për të.

“Nëse nuk kaloni kohë bashkë, duke dalë për të pirë një pije apo diçka tjetër, mund të bëni diçka ndaras, por që i ndihmon tjetrit në të njëjtën kohë. Për shembull, njëri mund të rrijë me fëmijët derisa tjetri të bëjë diçka që i pëlqen. Por kjo duhet të ndodhë për të dy palët”, ka thënë ajo.

Edhe Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e psikozës pas lindjes: Duhet vepruar para se të ndodhin tragjedi Lifestyle Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e psikozës pas lindjes: Duhet vepruar para se të ndodhin tragjedi

Adoleshentët flenë shumë, por deri sa të vijë koha që fëmijët të bëhen adoleshentë, çifti duhet ta mbajë lidhjen gjallë me anë të gjesteve të vogla që mund të bëjnë për njëri-tjetrin. Kjo sepse çiftet që nuk tregojnë kujdes ndaj njëri-tjetrit, kur fëmijët e tyre të bëhen adoleshentë, ata nuk do ta njohin më njëri-tjetrin, e kjo do të ishte shumë e pashëndetshme për çiftin.

“Kjo është e vështirë sepse është shumë më e vështirë të nxitësh dashurinë që nga fillimi se sa ta mbani ritmin nga fillimi”, ka përfunduar Hemmings.