Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si ta kapërceni vetminë në ditën e Shën Valentinit

Elise Plessis nuk ka qenë në një marrëdhënie afatgjate për 26 vjet. Është zgjedhja e saj, por ajo sërish nuk ndihet mirë kur vjen dita e Shën Valentinit.

“Jam beqarja e familjes dhe shoqërisë”, ka thënë 53-vjeçarja e cila jeton në Kanada. “Dita e Valentinit më bënë të ndihem e pashpresë, si dështake që nuk mund ta gjejë askënd që më do”.

Por, ajo nuk do të qëndrojë në shtëpi duke mallkuar fatin e saj. Plessis planifikon të bëjë atë që këshillojnë studiuesit dhe psikologët: Ajo do të ndihmojë të tjerët si mënyrë për t’u larguar nga mendimet, shkroi AP.

Në rastin e saj, ajo do t’i ndihmojë të tjerët ta gjejnë dashurinë. Ajo u certifikua si krijuese lidhjesh vitin e kaluar dhe ka organizuar takime dashurie para 14 shkurtit.

“Kam kuptuar se nëse nuk mund ta gjejë dashurinë, kjo është më e pakta që mund të bëjë”, ka thënë ajo.

Këtë vit, dita e Shën Valentinin është e para që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli vetminë si kërcënim për shëndetin.

Edhe Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen Showbiz 1 d. më parë Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen

Vivek Murthy, kirurgu i përgjithshëm i SHBA-së, paralajmëroi se përhapja e vetmisë paraqet rrezik për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Ashtu si Shën Valentini, vetmia është bërë biznes i madh, duke bërë që të ofrohen libra për ndihmë dhe mënyra të tjera që ndihmojnë personat të cilët e ndjejnë veten të vetmuar.

Psikologët sugjerojnë se për t’i ikur ndjenjës së vetmisë dhe vetizolimit personat duhet të gjejnë mënyrën që i bënë të ndihen mirë. Për shembull, të telefoni apo shkruani me dikë, të bëni “shopping”, projekte të ndryshme. Kinemaja, sporti, ngrënia e një darke, po ashtu mund të jetë ndër mënyrat e mira për të kaluar kohën e vështirë.