Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjashtë këshilla për çiftet që bashkëjetojnë

Revista ‘betches’ ka publikuar një listë me këshilla për çiftet që bashkëjetojnë.

1.Jepni njëri-tjetrit hapësirë

Çiftet që jetojnë së bashku mund t’i parandalojnë argumentet gjatë karantinës duke qenë të kujdesshëm për hapësirën e njëri tjetrit dhe duke komunikuar.

2.Mbani komunikim të hapur

Le të shërbejë kjo si një mundësi që të ushqeni marrëdhënien tuaj me afërsi dhe të krijoni një marrëdhënie më të thellë, në qoftë se të dy palët mësojnë t’i përgjigjen njëri-tjetrit me çiltërsi dhe dhembshuri për veten dhe partnerin e tyre, transmeton Koha.

Edhe Pesë zakone që sjellin lumturi të qëndrueshme në jetë Lifestyle 1 muaj më parë Pesë zakone që sjellin lumturi të qëndrueshme në jetë

3.Bëni më shumë marrëdhënie

Jeni së bashku, nuk jeni të lodhur dhe me siguri nuk jeni shumë të zënë.

Marrëdhëniet seksuale forcojnë çdo lidhje.

4.Bëni situatat komike aty ku mundeni

Me gjithë këtë tensionim që e kemi në këtë kohë pandemie, është e shëndetshme që të mundohemi të gjejmë humor aty ku mundemi, njëkohësisht duke ja zgjatur jetën vetes me buzëqeshje.

5.Ndalu dhe reflekto para se të reagosh

Kur jeni duke u ndier të frustruar apo nervoz me partnerin tuaj, është një ide e mirë të bëjmë një pauzë, të qetësohemi dhe të parandalojmë ndonjë konflikt të panevojshëm.

Edhe Para se t'i ndërprisni marrëdhëniet me një familjar, bëjini vetes këto 9 pyetje Lifestyle 2 muaj më parë Para se t'i ndërprisni marrëdhëniet me një familjar, bëjini vetes këto 9 pyetje

6.Jeni falënderues

Jeni ngujuar me personin që e doni dhe kaloni mirë me të! Fokusohuni në gjërat e mira dhe pozitive në mënyrë që të kaloni më mirë.