Lifestyle

Katër shenjat e një lidhjeje që do të zgjasë, sipas ekspertes

Një psikologe klinike ka paraqitur katër shenja të një lidhjeje që ka gjasa të zgjatë, duke përmendur ndër të tjera se debatet janë në rregull nëse ato janë të drejta.

Psikologia Kathy Nickerson, e cila ka 22 vjet përvojë në studimin e jetës në çift, ka thënë se indikatorët se lidhja po funksionin janë edhe kujdesi për lumturinë e njëri-tjetrit, dhe të qenit të kujdesshëm në përgjithësi ndaj njëri-tjetrit, shkruani “The Independent” të martën.

“Pas ‘studimit’ të çifteve për një kohë të gjatë, e di që nuk është asnjëherë shumë vonë për partnerët që ta bëjnë një lidhje të mirë”, ka thënë Nickerson.

Ajo ka sqaruar se katër shenjat që ajo i konsideron se i përkasin një lidhjeje të shëndoshë i ka nxjerrë si rezultat i kërkimeve klinike.

Lidhja duket e lehtë shumicën e kohës

Një lidhje që duket e lehtë është shumë e rëndësishme për shëndetin e saj, thekson psikologia Nickerson.

“Ajo që dua të them me këtë është se nuk e ndjeni si një luftë apo si sfidë lidhjen me partnerin për të fituar mbështetjen emocionale. Edhe pse jeta mund të jetë e vështirë dhe ju mund të përjetoni sfida personale, lidhja juaj duhet të jetë e sigurt, komode dhe e lehtë”, ka sqaruar ajo.

Sipas saj, ndonëse të gjitha lidhjet e dashurisë përjetojnë vështirësi, ato që kanë më shumë gjasa të zgjasin janë ato ku “njollat ​​e vrazhda” ndjehen pak.

Bëni luftë të drejtë

Kathy Nickerson thotë se çiftet të cilat kanë lidhje të shëndoshë e dinë se rëndësia e “luftës” është komunikimi, jo shkatërrimi i njëri-tjetrit.

“Ata kujdesen për ndjenjat e njëri-tjetrit: janë të kujdesshëm për tonin dhe për mënyrën se si i parafrazojnë gjërat. Qëllimi i komunikimit të mirë është të qenit i sinqertë, autentik dhe i kujdesshëm – jo i pasjellshëm, kritikues, mbrojtjes ose shpërfillës”, ka sqaruar Nickerson.

Kujdeseni për lumturinë e partnerit

Të qenit i kujdesshëm për lumturinë e partnerit është vitale, ka thënë psikologia Nickeron. Sipas saj, në zemër të një lidhjeje të mirë është një miqësi e qëndrueshme.

“Ne ndihemi më të afërt me njerëzit të cilëve u pëlqejmë, të cilët kujdesen për ne, dhe të cilët dalin jashtë rrugës së tyre për ne. Çiftet e shëndosha e bëjnë këtë dhe i japin shumë rëndësi asaj që e bën të lumtur partnerin. Çiftet e shëndosha sigurohen që të dy të kenë trajtim të barabartë”, ka thënë Nickerson.

Ju jeni “qëllimisht të kujdesshëm” me njëri-tjetrin

Shenja e katërt dhe e fundit sipas psikologes Nickerson, është të kujtuarit që duhet të jeni të kujdesshëm me njëri-tjetrin, edhe atëherë kur gjërat bëhen të vështira në jetë.

Ajo thotë se çiftet me fuqi të qëndrueshme e kuptojnë se janë një "port i sigurt" për njëri-tjetrin.

“Ata kanë për qëllim që të jenë të butë me fjalët e tyre dhe të sjellshëm me sjelljet e tyre. Ata bëjnë gjithçka për të siguruar që partneri i tyre të ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i dashur. Kur partneri i tyre është i lënduar ose i mërzitur, ata heqin dorë nga gjithçka për t'i dëgjuar, për t'i ngushëlluar dhe për t'i mbështetur. Ata dëgjojnë në mënyrë aktive ndjenjat e partnerit të tyre dhe i vërtetojnë ato ndjenja”, thotë ajo.