Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shumica e të rinjve të prekur nga kanceri në zorrë të trashë kanë nivel të dobët arsimimi

Kanceri

Rritja shqetësuese e numrit të vdekjeve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë, te të rinjtë është përqendruar kryesisht te personat me nivel më të ulët arsimimi, duke sugjeruar se faktorët socio-ekonomikë mund të jenë një nga shkaktarët kryesorë, sipas një studimi të ri, ka raportuar agjencia a lajmeve Associated Press.

Rastet e njohura, si vdekja e aktorit Chadwick Boseman në vitin 2020 apo raportimet për James Van Der Beek këtë vit, kanë tërhequr vëmendjen ndaj rritjes së numrit të rasteve me këtë lloj kanceri te të rinjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ky është studimi i parë që analizon se cilët grupe janë më të prekur.

Studiuesit kanë zbuluar se gjatë 30 vjetëve të fundit, rritja e numrit të vdekjeve nga kanceri kolorektal te të rinjtë ka ndodhur pothuajse tërësisht te personat pa diplomë universitare katërvjeçare.

Ekspertët theksojnë se një diplomë universitare nuk të mbron drejtpërdrejt nga kjo sëmundje, por ajo lidhet me faktorë të tjerë: njerëzit pa arsim të lartë shpesh kanë të ardhura më të ulëta, ushqehen më dobët, ushtrohen më pak dhe kanë më pak qasje në shërbime shëndetësore.

Studimi, i publikuar në JAMA Oncology, është i pari në nivel kombëtar që tregon këtë lidhje.

“Fokusi tek arsimi vjen kryesisht sepse ky ishte informacioni i disponueshëm në të dhëna”, ka thënë studiuesi Paolo Boffetta, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Hulumtimi u realizua nga American Cancer Society, duke analizuar të dhënat e më shumë se 101 mijë personave të moshës 25 deri në 49 vjeç që vdiqën nga kanceri kolorektal mes viteve 1994 dhe 2023.

Në përgjithësi, shkalla e vdekjeve në këtë grupmoshë u rrit nga rreth 3 në 4 për 100,000 persona.

Por dallimet sipas arsimimit janë të qarta:

-Te personat vetëm me shkollë të mesme, norma u rrit nga 4 në 5.2 për 100,000

-Ndërsa te ata me diplomë universitare, norma mbeti e pandryshuar në rreth 2.7 për qind për 100,000

Autori kryesor i studimit, Ahmedin Jemal, ka thënë se këto gjetje tregojnë nevojën për më shumë ndërgjegjësim dhe kontrolle të hershme.

Simptomat e këtij kanceri mund të përfshijnë:

-gjak në jashtëqitje ose gjakderdhje rektale

-ndryshime në jashtëqitje (diarre, kapsllëk ose ngushtim i saj për disa ditë)

-humbje peshe pa arsye

-dhimbje ose ngërçe në bark

Sipas American Cancer Society, mbi 158,000 raste të reja të kancerit kolorektal pritet të diagnostikohen këtë vit në SHBA.

Në përgjithësi, ai është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga kanceri, pas kancerit të mushkërive, dhe pritet të shkaktojë mbi 55,000 vdekje në vitin 2026.

Te personat nën 50 vjeç, vdekjet përbëjnë rreth 7 për qind të totalit (rreth 3,900 raste), por janë në rritje. Studime të mëparshme tregojnë se vdekshmëria në këtë grupmoshë është rritur me rreth 1.1 për qind çdo vit që nga viti 2005.

Shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht pse po ndodh kjo rritje. Megjithatë, disa faktorë rreziku përfshijnë:

-obezitetin

-mungesën e aktivitetit fizik

-dietën e pasur me mish të kuq dhe ushqime të përpunuara

-konsum të ulët të frutave dhe perimeve

-histori familjare të sëmundjes

Në vitin 2021, American Cancer Society ka ndryshuar udhëzimet për kontrollin, duke ulur moshën kur duhet të fillojnë kontrollet nga 50 në 45 vjeç.

Studiuesit përdorën nivelin e arsimimit si tregues, sepse certifikatat e vdekjes nuk përmbajnë informacione të detajuara për të ardhurat apo jetesën e individëve.

Megjithatë, arsimi shpesh lidhet me faktorë si të ardhurat, sigurimi shëndetësor dhe mënyra e jetesës.