Mishi i pulës, sidomos gjoksi është vlerësuar shumë nga nutricionistët për shkak se ka pak kalori dhe është i mbushur me proteina, raporton BnnBreaking.
Sipas studimeve dhe Këshillit Meksikan të Mishit, pula pa lëkurë është e dobishme pasi siguron vitaminë B dhe minerale të tjera. Lëkura e pulës, nga ana tjetër, përmban yndyrë të ngopur, e cila mund të rrisë kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj, rekomandohet eliminimi i saj.
Konsumi i tepërt i pulës mund të çojë në një rritje të yndyrave në gjak dhe akumulimin e yndyrës nëpër trup, duke rritur kështu rrezikun e problemeve të zemrës.
Një studim i botuar në Clinical Nutrition sugjeron se dietat që përmbajnë më shumë se 20 për qind të proteinave shtazore mund të rrisin gjasat e shtimit në peshë. Për më tepër, mënyra se si përgatitet pula, mund të intensifikojë rreziqet për shëndetin. Prandaj, është e rëndësishme që konsumi i saj të jetë në mesatare dhe përgatitja te jetë e shëndetshme për të ruajtur një ekuilibër.
-
Dietologia tregon diferencën në mes të mishit të pulës dhe atij të qurës
-
Efektet e padëshiruara të mishit të pulës dhe kujdesi që ju duhet
-
Për shëndet të mirë nuk mjafton vetëm konsumimi i proteinave, por edhe burimi i tyre
-
Si ta shkrini mishin e pulës në mënyrë të shëndetshme
-
Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish