Shumë njerëz duan të kujdesen për lëkurën në mënyrë që të mos dëmtohet nga papastërtitë e ndryshme që vijnë nga ajri i ndotur. Dermatologët kanë këshilluar të përdorën pesë produkte esenciale për lëkurë më të pastër, raporton India.com
Përbërësi i parë quhet bakuchiol, i cili merret nga bima Cullen Corulifolium, gjë që përdoret si zëvendësues më i butë i retinolit. Studiuesit kanë sugjeruar se kjo substancë stimulon prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe përmirëson strukturën e saj. Ky produkt gjithashtu ka efekte kundër plakjes, duke zbehur rrudhat.
Produkti i dytë është vitamina C, e cila në dermatologji njihet me emrin acidi askorbik, është antioksidant i fuqishëm që ndihmon kundër plakjes dhe redukton njollat në lëkurë. Dermatologët shpesh e rekomandojnë këtë vitaminë për të penguar radikalet e lira, në mënyrë që të mos i shkaktojnë dëme lëkurës.
Produkti i tretë është acidi hyaluronik. Ky acid njihet si hero i lëkurës pasi që ka veti të fuqishme hidratuese. Hylauroniku mban lëkurën thellësisht të hidratuar duke mbajtur lëkurën të lagësht sipas nevojës. Përveç që siguron hidratimin, ky produkt redukton edhe rrudhat.
Produkti i katërt në listë është retinoli, i cili vjen nga vitamina A. Ky produkt redukton rrudhat, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë. Retinoli stimulon edhe prodhimin e kolagjenit duke e bërë lëkurën më elastike dhe më të ndritshme.
Të pestat në listë janë keramidet. Ndryshe njihen si yndyra të shëndetshme që mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme duke krijuar një barrierë të fortë për lëkurën. Keramidet mbrojnë kundër ndotësve të ndryshme duke mbrojtur hidratimin e duhur dhe duke mos e lënë lëkurën të thahet.
Para përdorimit të këtyre produkteve është e këshillueshme që të bëhen kontrolle te dermatologu në mënyrë që të dihet si të përdoren për të arritur rezultatin e duhur.