Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë gabimet që i bëjmë gjatë përdorimit të maskave për fytyrë

Për pamje sa më të mirë të lëkurës, shumica e grave përdorin maska fytyre. Ato janë të thjeshta për përdorim, derisa në të njëjtën kohë efekti i tyre është i shpejtë. Për ta përdorur maskën, nuk ka nevojë për ndonjë shkathtësi të veçantë, ndonëse duhet pasur parasysh disa rregulla.

Gabimi i parë: Nuk merret parasysh lloji i lëkurës

Para se ta përgatisni maskën, duhet që ta dini saktësisht llojin e lëkurës suaj. Për shembull, maska ushqyese shkakton efekt të kundërt tek lëkura e kombinuar dhe e yndyrshme, derisa përdoret për lëkurë të thatë.

Gabimi i dytë: Maskën e përdorni çdo ditë

Duhet pasur parasysh se pastrimi i lëkurës dhe maskat mund të përdoren vetëm një deri në dy herë në javë. Nëse nuk merret parasysh ky rregull, atëherë një gjë e tillë ndikon tek balansi i lëkurës. E tërë kjo shkakton irritim lëkure. Megjithatë, maskat hidratuese mund të përdoren pa kufizime. Me rëndësi është të vihet në një shtresë të butë.

Edhe Pesë maska që mund të përgatiten në shtëpi për shkëlqim të lëkurës Lifestyle Pesë maska që mund të përgatiten në shtëpi për shkëlqim të lëkurës

Gabimi i tretë: Nuk e pastroni lëkurën para vënies së maskës

Secili trajtim do të duhej të fillonte me pastrimin e lëkurës. Vetëm në atë rast, përbërësit aktiv të maskës mund të depërtojnë thellë në lëkurë dhe të kenë efekt.

Gabimi i katërt: E mbani maskën më shumë sesa që duhet

Lexojini gjithnjë udhëzimet para përdorimit dhe mos e mbani maskën më gjatë sesa që shkruan.

Edhe Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit dhe dëmet që shkaktohen Lifestyle Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit dhe dëmet që shkaktohen

Gabimi i pestë: E vini maskën në lëkurën rreth syve

Zona rreth syve është tejet delikate dhe lyps kujdes të veçantë. Maskat e fytyrës janë tejet të forta për këtë zonë dhe asaj duhet shmangur.