Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Personat më të rrezikuar nga koronavirusi, sipas Qeverisë britanike

Foto: Reuters

Qeveria angleze ka publikuar një listë të plotë të personave që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Më parë këshilla e qeverisë cilësonte të moshuarit si individët më në rrezik, por tashmë lista është shtuar.

1.Personat e moshës 70 vjeç ose më të vjetër (pavarësisht kushteve mjekësore).

2.Personat me sëmundje kronike (afatgjata) të frymëmarrjes, të tilla si astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizemë ose bronkit.

3.Persona me sëmundje kronike të zemrës.

Edhe Personat më të rrezikuar nga koronavirusi, sipas Qeverisë britanike Lifestyle Personat më të rrezikuar nga koronavirusi, sipas Qeverisë britanike

4.Personat me sëmundje kronike të veshkave.

5.Personat me sëmundje kronike të mëlçisë, siç është hepatiti.

6.Personat me gjendje kronike neurologjike, të tilla si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e neuroneve motorike, skleroza e shumëfishtë (MS),paralizë cerebrale.

7.Personat që vuajnë nga diabeti.

8.Personat që kanë probleme me shpretkën.

Edhe Ata që pinë duhan janë më të rrezikuar nga koronavirusi Lifestyle Ata që pinë duhan janë më të rrezikuar nga koronavirusi

9.Personat që kanë një sistem imunitar të dobësuar si rezultat i sëmundjeve të mëparshme si HIV dhe SIDA, ose ilaçe të tilla si tableta steroide ose kimioterapi.

10.Personat që janë mbipeshë.

11.Gratë që janë shtatzëna.

Njerëzit në listën e mëposhtme rrezikojnë edhe më shumë dhe duhet të praktikojnë distancimin shoqëror menjëherë:

1.Njerëzit me kancer që janë duke marrë kimioterapi aktive ose radioterapi.

Edhe Varianti i ri i koronavirusit përhapet më lehtë tek njerëzit Botë Varianti i ri i koronavirusit përhapet më lehtë tek njerëzit

2.Njerëzit me kancer të gjakut ose palcës kurrizore siç është leucemia.

3.Njerëzit që vuajnë nga fibroza cistike ose astma e rëndë.