Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përfitimet shëndetësore nga ecja në plazh

Foto: Shuman Podiatry

Përveç se të rreziteni në diell, të laheni, të relaksoheni dhe të luani, në plazh mund të bëhen edhe shumë aktivitete të tjera si për shembull të ecni këmbë zbathur në rërë, gurë apo në ujë.

Jo vetëm që është diçka shumë e këndshme por dhe e shëndetshme. Në fakt ka disa të mira të të ashtuquajturës “Beach Walking” (“Ecja në Plazh”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të ecni pa këpucë në rërë lejon këmbët të lëvizin në mënyrë natyrale dhe të stimulojë qarkullimin e gjakut.

Është mirë që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shumë të larta si për shembull herët në mëngjes apo në darkë vonë.

Por cilat janë të mirat e tjera nga ecja në plazh?

Digjni shumë kalori dhe pa shpenzuar asgjë;

Ecja në plazh ju ndihmon për të ulur tensionin;

Furnizoheni me vitaminë D;

Të ecni zbathur në plazh është mirë për të forcuar muskulaturën;

Të ecni zbathur në breg të detit masazhoni shputën e këmbës;

Luftoni fryrjen e këmbëve;

Mbusheni me energji pozitive;

Ju kthehet humori i mirë./mapo