Parashikimet e shkencëtareve janë që deri në vitin 2050 numri i personave me diabet në botë do të arrijë në mbi 1 miliard.
Numri i njerëzve me këtë sëmundje pritet të dyfishohet. Në vitin 2021 vlerësohet se të prekur me diabet ishin 529 milionë persona. Dyfishimi përbën rreth një të dhjetën e popullsisë globale.
Studiuesit në SHBA kanë thënë se rastet janë duke u rritur shpejt në çdo vend dhe në çdo grupmoshë.
Ata kanë paralajmëruar për shtim të rasteve të diabetit të tipit 2, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët".
Doktori Shivani Agarwal, i Sistemit Shëndetësor Montefiore në New – York, ka theksuar se diabeti mbetet një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik të kohës së sotme.
Edhe
Mbi 800 milionë diabetikë në mbarë botën, mbipesha e ushqimi ndër shakatarët kryesorë
"Diabeti do rritet agresivisht gjatë tri dekadave të ardhshme, duke paraqitur një sfidë serioze për sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën", thekson ai.
Sipas të dhënave të klinikës “Diabeti”, në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht jetojnë rreth 5 milionë britanikë me diabet.
Rreth 90 për qind e tyre kanë diabet të tipit 2, që shkakton nivele të larta të sheqerit në gjak, si pasojë e asaj që trupi nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm hormon e quajtur insulinë.
Kjo gjendje gjatë gjithë jetës rrit rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse të zemrës dhe goditjes në tru dhe gjithashtu mund të çojë në dëmtime nervore, verbëri dhe probleme me veshkat.
Ekspertët parashikojnë se normat do të rriten për shkak të rritjes së numrit të personave obezë në Britani. Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, një e katërta e të rriturve janë dhe 38 për qind e të tjerëve janë obezë.
Kërkimet e fundit, të botuara në Lancet, shqyrtuan se si numri i pacientëve me diabet ka të ngjarë të ndryshojë në mbarë botën gjatë 30 vjetëve të ardhshme. Studiuesit vlerësuan se rreth 6.1 për qind e popullsisë në botë në vitin 2021 ishin të prekur me diabet. Deri në vitin 2050, ata parashikojnë se 1.3 miliardë njerëz do të vuajnë nga kjo sëmundje.
Doktori Liane Ong, nga Universiteti i Ëashingtonit, ka thënë se shkalla e shpejtë me të cilën po rriten rastet me diabet nuk është vetëm alarmuese, por edhe sfiduese për çdo sistem shëndetësor në botë.
"Ndërsa publiku i gjerë mund të besojë se diabeti i tipit 2 është thjesht i lidhur me obezitetin, mungesën e ushtrimeve dhe një dietë të dobët, parandalimi dhe kontrolli i diabetit është mjaft kompleks.
Një ndër faktorët është gjenetika e dikujt, si dhe pengesat logjistike, sociale dhe financiare brenda sistemit strukturor të një vendi, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme", është shprehur Ong.
The Sun ka publikuar disa këshilla se si të kujdeseni për shëndetin tuaj në lidhje me diabetin:
Ndalu dhe mendo
Pyete veten nëse po ha se je me të vërtetë i uritur.
Bëni një mënyrë për të ngrënë vetëm kur jeni të uritur fizikisht. Rezistojuni tundimit për të ngrënë ushqim vetëm sepse është aty para jush.
Mos konsumo alkool
Jo vetëm sepse ka kalori të thata apo të pashëndetshme, por edhe pse ndikon keq në shëndetin mendor. Shumë njerëz kur janë duke praktikuar një dietë të shëndetshme për veten e tyre e largojnë alkoolin nga rutina e tyre në mënyrë që të mos marrin kalori të panevojshme.
Edhe
Mbi 800 milionë njerëz në botë janë të sëmurë me diabet
Bëj parallogaritjen e kalorive para se të hani
Vendos se çfarë do të hash dhe bëj një kalkulim të kalorive që përmban ushqimi të cilin keni vendosur ta konsumoni. Dhe kështu bëni disa ushtrime paraprakisht në mënyrë që të krijoni pak vend në stomak për ato kalori të cilat keni planifikuar t’i konsumoni.
Kështu nëse ju hahet një çokollatë që ka 250 kalori, para se ta hani ngjituni 42 herë nëpër shkallë duke vrapuar.
Pini ujë para shujtave
Sigurisht se të gjithë keni dëgjuar për zakonin e të pirit një gotë të madhe me ujë para se të hani një shujtë, por rrallë kush e praktikon këtë në të vërtetë.
Kur të pini ujë para se të hani, stomaku juaj mbushet dhe kështu ju jep një ndjesi se jeni disi i ngopur. Të pini ujë gjithashtu largon toksinat nga trupi dhe aktivizon metabolizmin, kështu ju bën të humbni kaloritë e tepërta. Përveç që ju ndihmon në humbjen e peshës ky zakon zbukuron edhe lëkurën tuaj.
Lëvizni
Janë bërë disa studime se gjatë lëvizjeve njeriu humb rreth 350 kalori në ditë. Kjo do të thotë se gjatë lëvizjeve ne humbasim kalori duke bërë aktivitete të përditshme. Kjo arrihet edhe nëse veç i lëvizni këmbët sa jeni duke ndenjur në karrige.
Mos hani ushqim të pashëndetshëm
Ushqimi i procesuar ka përmbajtje të madhe të karbohidrateve të përpunuara dhe shumë kalori, përfshirë ato të dëmshme. Këto ushqime e aktivizojnë dopaminën apo hormonin e lumturisë, prandaj ju ndjeni kënaqësi kur i hani. Por ka ushqime të tjera që janë të shëndetshme që e aktivizojnë dopaminën pa pasur nevojë që të hani ushqim të procesuar.
Siç është cekur më lartë ushtrimet apo lëvizjet gjithashtu ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Pëermirësojeni disponimin tuaj
Pandemia Covid-19 ka bërë shumë njerëz të shtojnë peshë. Ka kohë që obeziteti dihet se ka shumë lidhje me depresionin e thellë. Duke ecur apo duke bërë ushtrime ju ndjeheni të motivuar më shumë për të mos ngrënë gjëra të pashëndetshme dhe kjo gjë gjithashtu ju shpie në një gjendje shumë të mirë emocionale.
Menaxhoni stresin
Studiuesit kanë zbuluar se hormoni i stresit kortizoli, ngadalëson metabolizmin. Në të njëjtën kohë ky hormon ju bën të dëshironi të hani ushqim të pashëndetshëm, që në përmbajtje ka sheqer, kalori të dëmshme dhe kripë në sasi të padëshirueshme.
Edhe
Tetë mënyra për ta parandaluar vrasësin e heshtur
Kontrollimi i stresit ju ndihmon që të mos konsumoni ushqim të keq për shëndetin tuaj fizik.
(Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)