Gazetari Joe Davis për portalin TheSun ka shkruar se diabeti do të prekë më shumë se 1 miliard njerëz anembanë botës deri në vitin 2050, parashikojnë shkencëtarët. Numri i njerëzve me këtë sëmundje pritet të dyfishohet nga 529 milionë që vuajnë me të në vitin 2021, në rreth një të dhjetën e popullsisë globale. Studiuesit e SHBA-së thanë se rastet janë duke u rritur agresivisht në çdo vend dhe midis çdo grup-moshe. Ata paralajmëruan për një "epidemi përshpejtuese të diabetit të tipit 2 te fëmijët dhe adoleshentët".
Dr. Shivani Agarwal, i Sistemit Shëndetësor Montefiore në New York, tha: "Diabeti mbetet një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik të kohës sonë.
"Diabeti do të rritet agresivisht gjatë tri dekadave të ardhshme, duke paraqitur një sfidë serioze për sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën".
Sipas klinikës, “diabeti” në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 5 milionë britanikë jetojnë me diabet aktualisht. Rreth 90 për qind e tyre kanë diabet të tipit 2, gjë që shkakton nivele të larta të sheqerit në gjak, sepse trupi nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm hormonin e quajtur insulinë. Kjo gjendje gjatë gjithë jetës rrit rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse të zemrës dhe goditjes në tru dhe gjithashtu mund të çojë në dëmtime nervore, verbëri dhe probleme me veshkat.
Ekspertët parashikojnë se normat do të rriten për shkak të rritjes së numrit të obezitetit në Britani, me një të katërtën e të rriturve tani obezë dhe 38 përqind të tjerë me mbipeshë.
Edhe
Paralajmërohet dyfishim i rasteve me diabet deri më 2050, tetë mënyra për ta parandaluar
Kërkimet e fundit, të botuara në Lancet, shqyrtuan se si numri i pacientëve me diabet ka të ngjarë të ndryshojë në mbarë botën gjatë 30 vjetëve të ardhshëm. Studiuesit vlerësuan se rreth 6.1 për qind e botës kishte diabet në vitin 2021. Deri në vitin 2050, ata parashikojnë se 1.3 miliard njerëz do të kenë sëmundjen.
Dr. Liane Ong nga Universiteti i Washingtonit, tha: “Shkalla e shpejtë me të cilën po rritet diabeti nuk është vetëm alarmuese, por edhe sfiduese për çdo sistem shëndetësor në botë.”
Ai gjithashtu tha se: "Ndërsa publiku i gjerë mund të besojë se T2D është thjesht i lidhur me obezitetin, mungesën e ushtrimeve dhe një dietë të dobët, parandalimi dhe kontrolli i diabetit është mjaft kompleks. Një ndër faktorët është gjenetika e dikujt, si dhe pengesat logjistike, sociale dhe financiare brenda sistemit strukturor të një vendi, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme".
TheSun ka publikuar disa këshilla se si të kujdeseni për shëndetin tuaj në lidhje me diabetin:
NDALU DHE MENDO
Pyete veten nëse po ha se je me të vërtetë i uritur.
Planifikoni të hani vetëm kur jeni të uritur fizikisht. Rezistojini tundimit për të ngrënë ushqim vetëm sepse është aty para jush.
MOS KONSUMO ALKOOL
Jo vetëm sepse ka kalori të thata apo të pashëndetshme, por edhe pse luan me mendjen tuaj. Shumë njerëz kur janë duke praktikuar një dietë të shëndetshme për veten e tyre e largojnë alkoolin nga rutina e tyre, në mënyrë që të mos marrin kalori të panevojshme.
BËJ PARADHËNIE
Vendos se çfarë do të hash dhe bëj një kalkulim të kalorive që përmban ushqimi të cilin keni vendosur ta konsumoni. Dhe kështu bëni disa ushtrime paraprakisht në mënyrë që të krijoni pak vend në stomak për ato kalori të cilat keni planifikuar t’i konsumoni. Kështu nëse ju hahet një çokollatë që ka 250 kalori, por para se ta hani, ngjituni 42 herë nëpër shkallë duke vrapuar.
Edhe
Po rritet numri i grave të reja që preken nga diabeti i tipit 2
PINI UJË PARA SHUJTAVE
Sigurisht se të gjithë keni dëgjuar për zakonin e të pirit të një gotë të madhe me ujë para se të hani një shujtë, por rrallë kush e praktikon në të vërtetë këtë zakon.
Kur të pini ujë para se të hani stomaku juaj mbushet dhe kështu ju jep një ndjesi se jeni disi i ngopur. Të pini ujë gjithashtu largon toksinat nga trupi dhe aktivizon metabolizmin, kështu ju bën të humbni kaloritë e tepërta. Përveç që ju ndihmon në humbjen e peshës, ky zakon zbukuron edhe lëkurën tuaj.
LËVIZNI
Janë bërë disa studime se gjatë lëvizjeve njeriu humb rreth 350 kalori në ditë. Kjo do të thotë se gjatë lëvizjeve në humbasim kalori duke bërë aktivitete të përditshme. Kjo arrihet edhe nëse veç i lëvizni këmbët sa jeni duke ndenjur në karrige.
NDALOJENI USHQIMIN E KEQ
Ushqimi i procesuar ka përmbajtje të madhe të karbohidrateve të përpunuara dhe shumë kalori apo të dëmshme. Këto ushqime e aktivizojnë dopaminën apo hormonin e lumturisë, prandaj ju ndieni kënaqësi kur i hani. Por ka ushqime të tjera që janë të shëndetshme që e aktivizojnë dopaminën pa pasur nevojë që të hani ushqim të procesuar.
Siç është cekur më lart, ushtrimet apo lëvizjet gjithashtu ju bëjnë të ndiheni mirë.
PERMIRËSONI DISPONIMIN TUAJ
Pandemia Covid-19 ka bërë shumë njerëz të shtojnë peshë. Ka kohë që obeziteti dihet se ka shumë lidhje me depresionin e thellë. Duke ecur apo duke bërë ushtrime ju ndiheni të motivuar më shumë për të mos ngrënë gjëra të pashëndetshme dhe kjo gjë gjithashtu ju shpie në një gjendje shumë të mirë emocionale.
MENAXHOJENI STRESIN
Edhe
Mbi 800 milionë diabetikë në mbarë botën, mbipesha e ushqimi ndër shakatarët kryesorë
Studiuesit kanë zbuluar se hormoni i stresit Kortizoli, ngadalëson metabolizmin. Në të njëjtën kohë ky hormon ju bën të dëshironi të hani ushqim shumë të keq që në përmbajtje ka sheqer, kalori të këqija dhe krip në sasi të padëshirueshme.
Kur stresin tuaj e keni nën kontroll ju ndihmon që të mos konsumoni ushqim të keq për shëndetin tuaj fizik.