Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Një pije alkoolike rrit rrezikun për aritmi, sipas një studimi

Një pije e vetme alkoolike u lidh me një rritje të dyfishtë të rrezikut të rrahjeve të parregullta të zemrës, zbuluan studiuesit.

Gjetjet, të publikuara në Annals of Internal Medicine, duket se kundërshtojnë perceptimin se alkooli mund të jetë "mbrojtës i zemrës", sipas Universitetit të Kalifornisë në San Francisko. Studimi përfshiu 100 pjesëmarrës, shumica e të cilëve ishin meshkuj dhe 56 nga ta kishin kaluar të paktën një herë një gjendje ku kanë pasur rrahje të çrregullta të zemrës (fibrilacioni atrial).

"Përkundër besimit të zakonshëm se fibrilacioni atrial shoqërohet me konsum të madh të alkoolit, duket se edhe vetëm një pije alkoolike mund të jetë e mjaftueshme për të rritur rrezikun," tha Gregory Marcus, profesor i mjekësisë në Divizionin e Kardiologjisë, shkruan FoxNews.

Ai ka thënë se në bazë të rezultateve fibrilacioni atrial nuk mund të jetë i rastësishëm apo i paparashikueshëm. Shtoi se mund të ketë mënyra që parandalojnë që një person të përjetojë një episod të aritmisë akute të zemrës.