Lifestyle

Nëntë realizimet televizive që ju ndihmojnë gjatë vetizolimit

Në kohën kur po vazhdon përhapja e koronavirusit, një mori emisionesh televizive e filmash kanë vendosur që të ndërpresin xhirimet ose produksionet me audiencë. “EastEnders”, “The Only Way is Essex” dhe ribashkimi i shumëpritur i “Friends” janë vetëm disa prej atyre që janë prekur prej virusit tanimë të shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Fatbardhësisht, ka edhe shumë programe të tjera të kompletuara që janë të gatshme të emetohen gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Më poshtë gjeni të listuara emisionet televizive që do t’ju ndihmojnë të kaloni kohën nëse po zbatoni këshillat për distancim social ose për vetizolim në shtëpi.

“After Life”

Ricky Gervais rikthehet si vejani mizantrop Tony në serinë e dytë të komedisë dramë me elemente sarkastike. Vendosur në qytezën fiktive të Tamburyt, shou e sjell Tonyn derisa mundohet të bëhet shok më i mirë se ata rreth e përqark derisa ai vazhdon të luftojë për ta marrë veten pas vdekjes së gruas. Dama e Penelope Wiltonit, David Bradleyit dhe Ashely Jensenit e Axtras kthehen gjithashtu për serinë e dytë të gjashtë episodeve të reja që do të lansohen në “Netflix” prej 24 prillit. Gervais mund të dëgjohet gjatë pranverës si zë maceje në filmin e animuar “The Willoughbys”, që pritet të emetohet në “Netflix” dy ditë më parë.

“Defending Jacob”

Një burrë dhe një grua në Massachusetts frikësohen se djali i tyre riosh është vrarës në këtë produksion televiziv të “Apple”, që premierën do ta ketë më 24 prill. Ylli i “Avengers”, Chris Evans dhe Michelle Dockery i “Downton Abbey” luajnë prindërit që hahen ndërmjet vete, përderisa Jaeden Martell – që luan me yllin Evans në “Knives Out” – luan Jacobin. “Përmbajtja e shout është shumë e ngjeshur”, ka deklaruar Dockery vjet, duke e përshkruar si diçka “përnjëmend të një zhanri të ndryshëm” prej asaj që ishte mësuar të luante. Por, “Apple” nuk ka qenë imune nga koronavirusi, që ka ndalur xhirimet e serisë së dytë të episodeve të “The Morning Show”.

“Killing Eve”

Aventurat e vrasëses Villanelle (Jodie Comer) dhe të agjentes së MI6 në kërkim (Sandra Oh) kanë bërë për vete audiencat në dy anët e brigjeve të Atlantikut. Nuk dihet nëse do të transmetohen edhe seri triller të kësaj pranvere të parashikuara në programacionin e BBC-së. Nuk dihen shumë gjëra edhe nëse seritë do të vazhdojnë të transmetohen deri në episodin e fundit të serisë së dytë, megjithëse Comer ka lënë të kuptohet se do të mësojmë më shumë për të kaluarën e pazbardhur të karaktereve. Killing Eve rinis në “BBC America” më 26 prill dhe duhet të jetë në “BBC One” dhe “BBC iPlayer” në qershor.

“The Nest”

Duke nisur prej kësaj të diele në “BBC One”, kjo dramë me pesë episode e një çifti që po mundoheshin të bëheshin prindër për vite me radhë, por që të gjitha përpjekjet u kishin shkuar huq. Një vajzë tetëmbëdhjetëvjeçare me emrin Kaya mund të jetë përgjigjja e lutjeve të tyre – me ofertën e saj që të jetë surrogat i tyre me një mori kërkesash. Martin Compston i “Line of Duty” dhe Sophie Rundle i “Gentleman Jack” luajnë në një triller për dashurinë dhe paratë bazuar në “Wild Rose” të shkrimtares Nicole Taylor. “Line of Duty”, incidentalisht, është një prej shumë dramave të BBC-së që është dashur të ndalte xhirimet, për shkak të shqetësimeve të lidhura me virusin korona.