Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Në Klinikën e Urologjisë për herë të parë bëhen intervenime urologjike me laparaskop

Në Klinikën e Urologjisë të QKUK-së për herë të parë bëhen intervenime urologjike me laparaskop, thuhet në njoftim për media të këtij institucioni.

Me ndihmën e dr. Skënder Saidit, urologut të mirënjohur nga Shkupi, mjekët në QKUK kanë operuar dy pacientë, që kishin ciste në veshkë.

Pacientët, që vuajnë nga këto probleme, tash do të trajtohen me aparaturën e laparaskopit, derisa në programet operative, pas një kohe të shkurtër, për trajtim me metoda bashkëkohore do të futen edhe patologjitë tjera.

Klinika e Urologjisë ka një staf të përgatitur për të implementuar metodat e fundit kirurgjike, falë trajnimeve për aftësim profesional brenda dhe jashtë vendit, që ka ndjekur për një kohë të gjatë.

{gallery}