Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Moderna do të fillojë në korrik fazën e fundit të testimit të vaksinës për koronavirus

Moderna Inc të enjten ka konfirmuar se planifikojë testimin te 30 mijë vullnetarë të vaksinës së shumëpritur të koronavirusit në korrik, ndërsa kompania po futet në fazën përfundimtare të testimit, njofton agjencia Reuters.

Moderna ka njoftuar se qëllimi kryesor i studimit është të parandalohet COVID-19 simptomatik, sëmundje që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Synimi tjetër është të parandalohet sëmundja e rëndë, duke larguar kështu njerëzit nga spitalet.

Aksionet e kompanisë janë rritur në 6 për qind me kumtimin e lajmit.

Moderna ka thënë se ka zgjedhur një dozë 100-mikrogramë të vaksinës për fazën përfundimtare të studimit. Në atë nivel, kompania mund të prodhojë deri në 500 milionë doza në vit, dhe ndoshta edhe 1 miliardë doza në vit, duke filluar nga viti 2021 nga fabrika e vet në SHBA dhe me anë të bashkëpunimit strategjik me kompaninë zvicerane Lonza.

Kompania ka thënë se ka zgjedhur dozën 100 mikrogramë për të maksimizuar reagimin e sistemit imunitar dhe minimizuar reaksionet.

Moderna ka thënë se ka prodhuar mjaftueshëm vaksina për të filluar fazën e tretë të testimit.

Edhe Moderna nis testimin e vaksinës kundër Omicronit Botë Moderna nis testimin e vaksinës kundër Omicronit

Në fazën e mesme të studimit, kompania ka thënë se ka zgjedhur 300 të rritur të shëndoshë, të cilëve i është dhënë së paku një dozë.
Testimi i vaksinës për më të moshuar është më kritike, pasi grupi është në rrezik më të lartë nga efekte më të rënda nga vaksina, dhe një i moshuar në mënyrë të zakonshme ka një imunitet më të dobët. Studimi i fazës së mesme synim e ka sigurinë dhe efikasitetin preliminar ku jepen dy doza të vaksinës 28 ditë ndaras nga njëra-tjetra.

Pacientët që marrin pjesë në prova do të përcillen për një vit.