Moderna ka nisur testimet për vaksinën e re kundër variantit Omicron, dhe rreth 3 mijë vullnetarë do të marrin pjesë në provat klinike.
Vaksina do të testohet në të gjithë Britaninë falë një partneriteti midis Moderna dhe Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR).
Të udhëhequr nga një ekip me bazë në St George’s, Universiteti i Londrës, gjysma e vullnetarëve do të marrë vaksinën e re kundër Omicronit ndërsa gjysma tjetër do të vaksinohet me vaksinën që Moderna zhvilloi në fillim.
Imuniteti i personave reduktohet pas disa muajsh pas marrjes së dozave përforcuese anti-COVID, që do të thotë se nevojiten prova klinike për të përcaktuar nëse njerëzit mund të kenë nevojë për një dozë të katërt përforcuese.
Në studim do të marrin pjesë edhe persona që kanë marrë dy doza të vaksinës, por jo dozën e tretë.
-
Moderna: Doza përforcuese duket mbrojtëse ndaj Omicronit
-
“Moderna” nis testimin e vaksinës së re kundër Ebolës
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
Britania e Madhe, vendi i parë në botë me vaksinë të dyfishtë anti-COVID
-
Britania miraton vaksinën kundër koronavirusit dhe varianteve të tij