Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

30.000 vullnetarë në SHBA testohen në fazën finale të vaksinës së "Modernas"

Studimi më i madh në botë për një vaksinë të COVID-19 ka filluar të hënën, ku 30 mijë vullnetarëve të parë do t’i jepet vaksina e krijuar nga qeveria e SHBA-së – një nga disa vaksina kandidate që janë në fazën finale të testimeve në garën botërore për vaksinë për koronavirusin e ri, shkruan AP.

Ende nuk ka siguri se vaksina eksperimentale, i zhvilluar nga Instituti Nacional i Shëndetit dhe Moderna Inc., vërtetë do të mbrojë nga koronavirusi.

Vullnetarët nuk do të dinë nëse po marrin vaksinë të vërtetë apo placebo (pa ilaç). Pas dy dozave, shkencëtarët do ta përcjellin nga afër se cili grup po përjeton më tepër infeksione duke bërë rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në zonat ku virusi ende po përhapet pa kontroll.

“Për fat të keq për SHBA-në, ne kemi shumë infeksione tash për tash”, ka thënë së fundi mjeku Anthony Fauci.

Moderna ka thënë se vaksinimi është bërë në Savannah, Georgia, vendi i parë që ka filluar vaksinimi, ndërsa do të bëhet në disa vende nëpër SHBA.

Disa vaksina të bëra nga Kina dhe nga Universiteti i Oxfordit në Britani, më herët këtë muaj, kanë filluar fazën finale të testimeve në Brazil dhe shtetet tjera të goditura rëndë nga koronavirusi.

Por, SHBA-ja kërkon testimet e veta për secilën vaksinë që mund të përdoret në vend dhe ka vendosur një standard të lartë: çdo muaj nëpër, Rrjeti për Parandalimin e COVID-19 i financuar nga qeveria do të dal me studime të reja për ndonjë vaksinë kandidate – ku secila do të kërkojë nga 30 mijë vullnetarë të ri.

Studimet masive nuk janë vetëm për të testuar nëse vaksina funksionon, por edhe nëse është e sigurt. Dhe këto studime do t’i mundësojnë shkencëtareve të krahasojnë vaksinat.

Në gusht, fillon faza finale e testimeve të vaksinës së Oxfordit në SHBA, pasuar nga planet për testim të vaksinës kandidate të Johnson & Johnson në shtator dhe të Novavaxit në tetor.