Përqindja e depresionit po rritet anë e mbanë botës, por hulumtimet e fundit nga shkencëtarët sugjerojnë se qoftë edhe një orë e vetme e shpenzuar në palestër brenda jave, mund të shërbejë si mbrojtës i fortë kundër sëmundjeve të shëndetit mendor, pavarësisht çfarë moshe keni apo cilës gjini i përkitni.
Një analizë me të dhëna të marra nga më shumë se 30.000 të rritur norvegjezë përgjatë 13 viteve, ka treguar se 12 për qind e rasteve të depresionit mund të parandalohen me një dozë modeste të aktivitetit fizik, përcjell televizioni publik.
“Kjo është hera e parë që kemi qenë të aftë ta caktojmë potencialin parandalues të aktivitetit fizik sa i përket reduktimit të niveleve të ardhshme të depresionit”, ka thënë autorit i këtij studimi, Samuel Harvey.
Një tjetër e mirë e këtij studimi është se kanë zbuluar që ushtrimet fizike të çfarëdo intensiteti ju furnizojnë me atë masë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve mendore – prandaj nuk keni nevojë ta lodhni veten me orë të tëra për të përfituar.
“Shumica e përfitimeve të shëndetit mendor nga ushtrimet fizike realizohen brenda orës së parë”, ka thënë Harvey.
Vetëm në Australi besohet se 1 milionë banorë janë të diagnostikuar me depresion, prandaj është e rëndësishme që ta luftojmë këtë sëmundje me çdo mjet të mundshëm – e një nga armët më të forta kundër sëmundjeve të shëndetit mendor janë ushtrimet fizike.
-
Luftimi i ankthit dhe depresionit me metoda të thjeshta
-
Ecja e joga trajtojnë depresionin ashtu si terapia
-
Dy orë në javë ushtrime me pesha mund të ulin rrezikun nga vdekja e parakohshme
-
Ushtrimet japin më shumë efekt kur bëhen në kohën e duhur
-
Ushtrimet më të shëndetshme janë ato të shkurtra e me intensitet