Një studim i ri i cili është bërë në Australi ka treguar se ecja, joga e aktivitetet e tij fizike janë të mira për shëndetin mendor, po aq sa për atë fizik, raporton CNN.
Për të ardhur në këtë përfundim studiuesit në Australi morën të dhënat e 218 studimeve të mëparshme që janë bërë mbi ushtrimet dhe i krahasuan atë me të dhënat për 14 mijë persona që morën pjesë në studimin e tyre.
“Depresioni afekton rreth 10 deri në 25 për qind të njerëzve. I pengon shëndetit mendor më shumë se sa borxhet, divorci apo diabeti dhe vetëm gjysma e këtyre personave trajtohen”, ka thënë doktori Michael Noetel, autor i studimit të ri që u bë në Universitetin “Queensland”.
Rezultatet dolën të jenë të ngjashme me ato të studimeve të mëparshme rreth ushtrimeve. Sipas tyre ecja e ushtrimet e lehta i ndihmojnë shëndetit mendor po aq sa psikoterapia.
Sipas këtij studimi çdo ushtrim është më i mirë sesa të mos bëhet asnjë, por Noetel rekomandoi që njerëzit ta sfidojnë veten.
Studiuesit gjithashtu kanë parë se personat me depresion mund të mos e gjejnë motivimin për të filluar me ushtrime dhe sfida.
Edhe
Kërcimi salsa mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit te të rinjtë
“Në vend të sfidave, secili duhet të shikojë individualisht se çfarë i përshtatet më shumë të bëjë. Duke marrë pjesë nëpër grupe fitnesi, apo të dalë bashkë më shoqëri për ecje”, ka thënë Noetel.
Sipas një studimi që është bërë në vitin 2015, sa më shumë që dikush të shijojë ushtrimet, aq më shumë vetëbesim do të ketë.
“Nëse është vështirë mundohu të jesh i sjellshëm me vetveten, bëni ushtrimet sikur lumturia juaj të varej nga to”, përfundoi Noetel.