“Arti nuk ka perspektivë në Kosovë” e “Kjo punë nuk të siguron as bukën” janë fjalët që i shoqërojnë artistët e rinj gjatë tërë kohës. Por, energjia që përcjell një i ri, e sidomos në botën e artit, është forma më e pastër dhe e veçantë në këtë fushë.
Vetëm vendosmëria e dashuria e të rinjve për artin, arrin t’i mposhtë paragjykimet e pengesat që ata do të hasin gjatë rrugëtimit të tyre artistik, e në raste fatlume, edhe përkrahja nga familja.
Edhe pse vetëm 17 vjeçe, Leonita Muja i është përkushtuar artit duke mos e kufizuar veten vetëm në një fushë. Shkrimi, pikturimi e së fundmi edhe dizajni i modës, e kanë shoqëruar këtë të re nga kryeqyteti qysh nga fëmijëria e saj.
“Bota e filmave vizatimor”, ka lindur nga një ide spontane e saj. Pas një vere plot punë, ajo ka realizuar këtë linjë të stilit “Street Wear”, linjë e cila përveç se ka tërhequr shumë vëmendjen, edhe e ka motivuar Leonitën që t’i zgjerojë idetë e saj.
Leonita është duke punuar në realizimin e shumë punëve tjera, e njëkohësisht edhe ëndrrës së saj. Ajo e ndjen veten me fat, përderisa shumë artistë të rinj e të talentuar, shumë shpesh nuk e kanë këtë mundësi.
Edhe
“Vizatimet” plot ngjyra nëpër kapitujt e botës ideale
17-vjeçarja po ashtu shpreson se një ditë do të arrijë edhe të bashkëpunojë me dizajnerë që kanë qenë inspirim për të gjatë kësaj kohe.
Edhe pse Leonita është ende në shkollë të mesme, dëshirat e saj për të vazhduar tutje janë të mëdha, ndërsa shumë shpejt shpreson të krijojë edhe brendin e saj edhe me shumë rroba artistike.