Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lakër e grirë turshi me uthull, receta më e mirë e dimrit

Turshitë janë fantastike veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Ato shoqërojnë në mënyrë fantastike gatimet e ngrohta duke u dhënë një shije të veçante çdo pjate në tryezë.

Kjo është pikërisht periudha ideale e përgatitjes së tyre, të cilat më pas mund t’i shijoni edhe për muajt në vijim.

Përgatitja e Lakrës së Grirë Turshi me Uthull

Përbërësit:

( Receta më poshtë është për 5 kg lakër turshi )

Edhe Përfitimet e mëdha shëndetësore që i sjell hudhra e zezë Lifestyle Përfitimet e mëdha shëndetësore që i sjell hudhra e zezë

5 kg lakër e bardhë

4-5 karota (sipas dëshirës)

3 litra ujë

700 ml uthull (rrushi ose molle)

150 gr kripë

2 lugë gjelle sheqer

Përgatitja

Edhe Ushqimi i fermentuar që ndihmon në largimin e mikroplastikës nga trupi Lifestyle Ushqimi i fermentuar që ndihmon në largimin e mikroplastikës nga trupi

Fillimisht, AgroWeb.org ju udhëzon të grini lakrën imët bashkë me karotat dhe nëse dëshironi shtoni edhe disa speca jeshilë ose të kuq.

Grijini të gjitha hollë dhe përzieni bashkë në një enë të madhe.

Në një tjetër enë të madhe përgatisni shëllirën, shtoni ujin, kripën, sheqerin dhe uthullën. Përziejini mirë me njëra tjetrën.

Më pas, shtoni ujin në enën ku keni lakrën e grirë dhe lëreni ashtu përreth 3-4 orë.

Në vijim, vendosni lakrën e grirë në kavanoza të mëdhenj dhe mbusheni me shëllirën e përgatitur.

Mbylleni kavanozin ose kavanozat hermetikisht dhe lërini në një vend të freskët përreth 2 javë, e më pas mund t’i konsumoni.

Edhe Triku i rrobalarëses që i bën rrobat si të reja Lifestyle Triku i rrobalarëses që i bën rrobat si të reja

Pasi të keni hapur kavanozin ruajeni më pas në frigorifer.

Kur t’i shërbeni, sipas dëshirës mund t’i shoqëroni edhe me vaj ulliri dhe pak piper të zi apo spec djegës./AgroWeb.org