Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kujdesuni për lëkurën... para se të flini

Kujdesi për lëkurën para se të flini gjumë ka shumë rëndësi për shëndetin dhe bukurinë tuaj.

A ju ka ndodhur që ta pastroni grimin para gjumit, ndërsa përsëri në mëngjes të zgjoheni me shenja në pjesën e përfundme të syve tuaj? Shumë shpesh mund të ndodhë, sidomos kur keni përdorur llojin e grimit që qëndron 24 orë nuk është e lehtë që ta largoni atë, shkruan atsh.

Kështu që, në mënyrë që të largoni gjithë gjurmët e grimit, duhet që të pastroni dy herë fytyrën tuaj. Fillimisht përdorni pastrues me bazë të vajit, pastaj butësisht pastroni fytyrën me pastrues pa bazë sapuni për ta pastruar fytyrën nga mbetjet e fundit të grimit.