Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kujdestarët që u rrezikuan për hir të pleqve

Për miliona amerikanë që kujdesen nga shtëpia, koronavirusi u ka sjellë sfida të reja. Në muajin mars, Amy Carrier kërkoi nga një prej dy kujdestareve të nënës së saj, që të mos vinin më në punë. Nëna 74vjeçare vuan nga Alzheimeri dhe jeton me të në Crvallis të Oregonit.

Për ta mbrojtur nga koronavirusi, Carrieri u detyrua që njërën prej kujdestareve ta ndalte nga puna. “Ishte e qartë se më duhej izolimi i shtëpisë”, ka thënë 45-vjeçarja.

Ajo lejoi njërën kujdestare që jeton me vajzën, të vazhdonte t’i ndihmonte nënës së saj për t’u pastruar dhe për ta shëtitur çdo ditë. Kujdestarja që u kthye në shtëpi, ishte vetë e gjashta, përfshirë katër fëmijët. Ajo vazhdonte t’i vizitonte shtëpitë e klientëve të tjerë.

“Kishte shumë mundësi ekspozimi”, ka thënë Carrieri. Kur i kërkoi punëtores së saj ndaljen në shtëpi, edhe ajo e kuptoi dhe donte që të qëndronte me familjen e saj. Carrieri e paguan ligjërisht kujdestaren që ka përfituar edhe nga ndihma shtetërore. “Home Care Partners”, agjenci jofitimprurëse në Washington, ka njoftuar se rreth 20 për qind e klientëve, kryesisht të moshuar me të ardhura të ulëta, kanë anuluar shërbimin e kujdestarisë. Kujdestaret që kanë vazhduar punën po i ekspozohen rrezikut të madh nga koronavirusi.

“Kanë rrezik të madh, sepse gjatë ditës shkojnë në shtëpi të ndryshme. Shpesh udhëtojnë me transportin publik që është kufizuar në Washington”, ka thënë Marla Lahat, drejtoreshë e “Home Care Partners”.

Me pastrimin e duarve dhe mbajtjen e dorëzave kujdestarët ishin mësuar, por sigurimi i pajisjeve mbrojtëse ishte shumë i vështirë dhe të shtrenjta.

“Spitalet dhe qendrat e kujdesit ishin prioritet, por jo edhe ne”, ka thënë Lahat që është dashur të blejë dezinfektues goxha të shtrenjtë. Zanat në rritje

Edhe “Të mbrojtur deri në vdekje”: Masat e ashpra në shtëpitë për të moshuar Botë “Të mbrojtur deri në vdekje”: Masat e ashpra në shtëpitë për të moshuar

Vëmendja për numrin e madh të të vdekurve nga COVID-19 ka kaluar në qendrat e kujdesit për të moshuar. Banorët e tyre dhe punëtorët zënë gati 40 për qind e vdekjeve në nivel vendi, ka raportuar gazeta “The New York Times”. Por më shumë amerikanë – gati gjashtë milionë – mbështeten në kujdesin në shtëpi sesa që jetojnë në qendrat e kujdesit. Punët më të zhvilluara në SHBA janë kujdesi personal dhe ajo për kujdesin e të moshuarve në shtëpitë e tyre. Këta punëtorë janë të preferuar edhe nga familjet me qëllim që të parandalohet institucionalizimi.

2.3 milionë prej këtyre punëtorëve, çdo ditë u ndihmojnë të moshuarve në pastrim, veshje dhe kryerjen e nevojave. Shumica e tyre përgatisin ushqim, pastrojnë shtëpinë dhe ua përkujtojnë atyre kohën e marrjes së ilaçeve. Ani pse klientët paguajnë 22 dollarë për kujdes katër orësh, është shumë më lirë sesa qëndrimi në qendra të kujdesit.

Përveç kësaj, familja ua mundëson kujdestarëve që të mbajnë edhe punët e tjera. Kur qeveritë izoluan shtetin, përfshin edhe kujdestarët dhe punëtorët esencialë.