Një studim i ri ka treguar se personat që konsumojnë ushqime që përmbajnë më shumë kripë kanë më shumë shanse të sëmurën me diabet të tipit 2.
Studimi i Universitetit “Tulane”, në New Orleans të SHBA-së, i cili u publikua në “Mayo Clinic” ka përfshirë më shumë së 400 mijë të rritur mënyra e të ngrënit e të cilëve u përcoll për 11 vjet e 8 muaj, shkruan Eurekalert.
Sipas këtij studimi, prej tyre, 13.000 që konsumonin ushqime me kripë u diagnostikuan me diabet të tipit 2.
Krahasuar me ata që "kurrë" ose "rrallë" përdornin kripë, pjesëmarrësit që "ndonjëherë", "zakonisht", ose "gjithmonë" shtonin kripë në ushqim, kishin 13%, 20%, respektivisht 39% rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2.
"Ne tashmë e dimë se kufizimi i kripës mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe hipertensionit, por ky studim tregon për herë të parë se heqja e kripores nga tavolina mund të ndihmojë edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2”, ka thënë autori kryesor i studimit Lu Qi, profesor në Shkollën e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë në Universitetin “Tulane”.
Edhe
Mishi i kuq rrit rrezikun për diabet
Ani pse nevojiten studime më të thella, doktori Qi ka thënë se kripa e shtyn një person të hajë më shumë dhe kjo gjë mund të çojë në mbipeshë dhe inflamacion. Gjithashtu ai ka theksuar se nuk është kurrë “shumë herët” të bëhet kujdes me konsumimin e kripës.
“Nuk është një ndryshim i vështirë për t'u bërë, por mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj”, ka thënë Qi.