Lifestyle

Kokoshkat, larja e dhëmbëve para mëngjesit dhe këshillat e tjera për shëndet të mirë

Kokoshkat

Kokoshkat

Ndërkohë që jeta e përditshme shpesh i mbush njerëzit me stres dhe zakone jo të shëndetshme, disa ndryshime të vogla mund të bëjnë diferencë të madhe për mirëqenien.

Ekspertët e shëndetit japin këshilla praktike që mund t’i ndjekë çdokush. Që nga zgjedhjet ushqimore si zëvendësimi i patatinave me kokoshka e deri te teknikat e gjumit Yahoo/Life ka shkruar disa këshilla.

Zëvendësoni patatinat me kokoshka
Nëse ju pëlqejnë “snacks” të kripura, dietologia Jessie Wong sugjeron që në vend të tyre, të hani kokoshka.

“Kokoshkat janë ‘snack’ që në tërësi përbëhen nga drithi, i cili është i pasur me fibra që ndihmojnë tretjen dhe përmban polifenole, që kanë veti antioksidante”, ka thënë ajo.
Sipas saj nuk duhet vendosur shumë vaj në përgatitjen e tyre e po ashtu as shumë krip.

Hani darkën në kohën e duhur
Ekspertët këshillojnë të hani darkën të paktën 2-3 orë para se të shkoni në shtrat. Dietologia Michelle Routhenstein ka shpjeguar që kur dikush ha ushqim para gjumit, trupi nuk arrin ta përpunojë sheqerin.

“Sa më afër gjumit, trupi përpunon më pak sheqerin, kështu që darkat e vonshme mund të rrisin sheqerin në gjak dhe të prishin gjumin”, ka thënë ajo.

Nëse keni uri pas darkës, zgjidhni ‘snack’ të lehtë bimore, si qershitë, që përmbajnë melatonin, hormoni që rregullon gjumin.

Bëni vetëm një set ushtrimesh në palestër
Sipas Tom’s Guide, për të ndërtuar muskuj më efikas: ekspertëve për të ndërtuar muskuj duhet bërë vetëm një set për çdo ushtrim, dy herë në javë.

Lini telefonin jashtë dhomës së gjumit
Doktori Craig Canapari nga Yale rekomandon të mos përdoret telefoni para gjumit.

“Lëreni telefonin jashtë dhomës, veçanërisht nëse keni zakon të shikoni para gjumit. TikTok dhe aplikacione të tjera janë shumë tërheqëse dhe mund t’ju mbajnë zgjuar”, ka thënë ai ndërkohë që ka këshilluar gjithashtu që  të provoni të lexoni një libër ose të meditoni për t’u qetësuar.

Lani dhëmbët para mëngjesit
Dentisti Steven Katz ka sugjeruar që dhëmbët të lahen para konsumimit të mëngjesit.

“Lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, para se të hani ose pini gjëra. Kjo largon bakteret që formohen gjatë natës dhe parandalon erën e keqe të mëngjesit”, ka thënë ai.

Ndërkohë dentistja Anjali Rajpal ka shtuar se larja para mëngjesit mbron dhëmbët nga aciditeti i ushqimeve si lëngu i portokallit.

Ushtroni të paktën dy herë në javë
Edhe nëse keni kohë vetëm fundjavave, kjo mjafton për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të botuar në Annals of Internal Medicine
Kështu që bëni pak ushtrime, ecni me miqtë ose luani me fëmijët tuaj në park, në vend të aktiviteteve pasive.

Zgjidhni versionet më të shëndetshme të ushqimeve të përpunuara
American Heart Association rekomandon të kufizoni ushqimet shumë të përpunuara, si hot dog, sallami, biskota dhe patatina, dhe të zgjidhni opsione më të shëndetshme si bukë të gatuar në shtëpi me drithëra të plota, jogurt me fruta por pa sheqer të shtuar, salca domatesh ose pasta me arrore dhe fasule.