Lifestyle

Katër suplementet më të mira për shëndetin e zorrëve

Suplementet

Shëndeti i zorrëve duhet të jetë prioritet për çdo person, pasi aty gjendet 80 për qind e sistemit imunitar si dhe triliona mikrobe. Ato ndihmojnë tretjen e ushqimit, absorbimin  vlerave ushqyese, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe peshën trupore, si dhe mund të ulin rrezikun për sëmundje kronike.

Sipas American Gastroenterogical Association, 60 deri në 70 milionë amerikanë vuajnë nga sëmundje gastrointestinale, kategori e gjerë që përfshin edhe të tjera sëmundje që lidhen me shëndet të dobët të zorrëve.

Times of India, ka shkruar rreth suplementeve më të mira për shëndetin e zorrëve duke përmendur në rend të parë, probiotikët.

Probiotikët janë mikroogranizma që sigurojnë përfitime shëndetësore duke forcuar mikrobiomën e baktereve që jetojën në zorrë. 
Suplementet me probiotikë ndihmojnë funksionin e imunitetit.

Vaji i mentës, i cili nxirret nga bima e mentës, ndihmon në relaksimin e muskujve dhe ka efekt antimikrobial e antiiflamator. 

Ky vaj relakson zona të ndryshme të trupit përfshirë stomakun, ezofagun si dhe muskujt e zorrëve dhe është përdorur për trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar dhe dhimbjet abdominale.

Aminoacidet si G-Glutamina luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e zorrëve. 
Ajo ndihmon në shërimin e dëmtimeve të mukozës së zorrëve, në parandalimin e zhvendosjes bakteriale dhe në menaxhimin e periudhave me obezitet dhe kapsllëk, sipas një studimi të botuar në International Journal of Molecular Sciences.
Zakonisht konsumohet përmes kapsulave ose pluhurit. Edhe pse nuk ka një dozë të standardizuar për suplementet e saj, një studim i botuar në Nutrients tregon se një dozë prej 0.9 gramë për kilogram të masës trupore pa yndyrë, tolerohet mirë nga trupi.

Xhenxhefili ofron shumë përfitime për shëndetin e zorrëve, pasi ndihmon në uljen e inflamacionit, të përzierave dhe problemeve të tjera. 
bëra nga rrënja e bimës së xhenxhefilit, suplementet zakonisht gjenden në formë pluhuri ose kapsulash. Sipas një studimi të botuar në Cureus Journal of Medical Science, pluhuri nga rrënja e xhenxhefilit mund të përmirësojë simptomat gastrointestinale si ndjesia e ngopjes së shpejtë dhe dhimbjet abdominale.