Një studim i ri që u publikua në “Cells” e që është bërë në Universitetin “Charls Darwin” (UCD) dhe në Institutin e Teknologjisë “Royal Melburn” (RMIT), në Australia, ka konfirmuar së ekstrakti i kanabisit mund të parandalojë shumimin e qelizave të melanomës, kancerit të lëkurës, raporton “Science Alert”.
Studimi i ri konfirmoi gjetjet që një kompani farmaceutike australiane i bëri në vitin 2023.
Ekipi i studiuesve të UCD-së dhe RMIT-së kanë gjetur se vaji i kanabisit ndalon shumimin e qelizave të melanomës dhe mund ta zhdukë atë.
“Dëmtimi i qelizave të melanomës e parandalon përhapjen e tyre nëpër qeliza të reja dhe fillon t’i mbysë ato, proces që njihet si apoptosis”, ka shpjeguar shkencëtari Nazim Nassar nga UCD-ja.
Në vitin 2016 Australia ka lejuar që kanabisi të përdoret për qëllime mjekësore, gjë që njëkohësisht lejoi shumë ekipe të kryenin studime mbi të për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Në 2020 një kompani bioteknike australiane ka gjetur se disa lloje të kanabisit mund të mbysin qelizat e leukemisë.
Edhe
Kanabisi mund të përdoret për mbytjen e qelizave të kancerit
Disa vite më parë, studiuesit në Itali gjetën së kjo bimë po ashtu ka potencial t’i mundë qelizat e kancerit të pankreasit.
Pasi që kanabisi po mundë edhe melanomën, Nassar ka thënë se studimet duhet të shkojnë duke u zgjeruar ende më shumë në mënyrë që të kuptohet se çfarë potenciali ka kjo bimë në trajtimin e kancerit në përgjithësi.
Megjithatë studiuesit konkluduan se është ende shumë herët të dihet nëse kanabisi do të jetë një ndër ilaçet e së ardhmes për trajtimin e kancerit, por pasi që tregoi rezultate të mira kundër melanomës është shumë e rëndësishmet të vazhdohen kërkimet.
-
Përdorimi i kanabisit mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
-
Studimi: Kanabisi mjekësor ka potencial ta trajtojë kancerin
-
Vaksina eksperimentale ndaloi rikthimin e kancerit në provat klinike
-
Shkencëtarët po studiojnë brokolin për rolin e tij të mundshëm në parandalimin e kancerit