Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kanabisi mund të përdoret për mbytjen e qelizave të kancerit

Shkenctar - Ilustrim

Studiuesit australianë po bëjnë eksperimente laboratorike për të parë nëse kanabisi mund të shndërrohet në një trajtim të ardhshëm për kancerin e lëkurës.

Ata thonë se melanomat janë kryesisht fatale me më pak se 15% të pacientëve që mbijetojnë më shumë se tre vjet - por studimet e reja tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë.

 

 

Beteja prej dekadash e Leigh Raaschousit me kancerin mund të vihet re nga të gjithë.

Ai kurrë nuk e mbrojti veten nga djegia e diellit dhe thotë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën rrezet e diellit.

Edhe Kanabisi mund të parandalojë shumimin e qelizave të kancerit të lëkurës dhe ta zhdukë atë Lifestyle Kanabisi mund të parandalojë shumimin e qelizave të kancerit të lëkurës dhe ta zhdukë atë

Melanoma në kokë u përhap deri në kafkë dhe mjekët u detyruan t’i hiqnin një pjesë të saj.

“Kam pasur mbi 100 kancere të lëkurës të hequra në atë kohë, mbase afro 200”, thotë Raaschou.

Që nga viti 1998, Raaschou ka pasur katër melanoma. Më e fundit u hoq nga mjekët vitin e kaluar.

“Asnjëherë nuk kam mbajtur kapele, nuk kam përdorur kurrë krem kundër diellit. Dhe ky është rezultati”, thotë ai.

Terapia me rrezatim për të  larguar kancerin ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin e Raaschout.

 

“Kam pasur rrezatim në çdo zonë të kokës. Dhe mjekët kanë thënë se nuk do të përsëritet më rrezatimi. Gruaja ime shqetësohet gjatë gjithë kohës për melanomat e mia që shfaqen dhe gjëra të tilla, por unë nuk dua të mendoj negativisht”,  shton  Raaschou.

Edhe Solariumet dëmtojnë gati gjithë lëkurën dhe trefishojnë rrezikun për melanomë Lifestyle Solariumet dëmtojnë gati gjithë lëkurën dhe trefishojnë rrezikun për melanomë

 

Në shumicën e rasteve, melanomat trajtohen përmes procedurave mjekësore invazive si kirurgjia ose terapia me rrezatim.

Por studiuesit në Universitetin Charles Darwinit dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn po hetojnë nëse një substancë në kanabis një ditë mund të ofrojë një zgjidhje të re.

Hulumtimi është në fillimet e tij, por ata zbuluan se kur vendosën një ekstrakt specifik nga bima e kanabisit sativa të quajtur PHEC-66 në një epruvetë, ai u ngjit me receptorin në sipërfaqen e qelizës së kancerit dhe ndërpreu rritjen e saj.

Dr. Nazim Nassar ishte bashkautor i një studimi mbi hulumtimin e botuar në revistën Cells.

Studiuesit tani shpresojnë të fillojnë provat te kafshët.

Kjo mund të marrë vite dhe rezultatet do të duhet të jenë të suksesshme përpara se të fillojnë të marrin në konsideratë provat njerëzore, por Nassar inkurajohet nga rezultatet e deritanishme.

Edhe Studimi: Melanoma shfaqet më rrallë te personat me tatuazhe Lifestyle Studimi: Melanoma shfaqet më rrallë te personat me tatuazhe

Për njerëzit që jetojnë me kancer si Raaschou, çdo alternativë ndaj operacionit është një opsion i mirëpritur.