Një nga sfidat e mëdha për heqjen e CO2 është çfarë të bëhet me gazin e bllokuar.
Ruajtja e tij nën tokë ose det në ish-puset e naftës është qasje e përdorur gjerësisht. Mirëpo dokumenti i ri sugjeron që me shtimin e disa kimikateve CO2 i kapur mund të shndërrohet në bikarbonat sode dhe të ruhet thjesht dhe në mënyrë të sigurt në ujin e detit
Një mënyrë e re e thithjes së dyoksidit të karbonit nga ajri dhe ruajtjes së tij në det është përshkruar nga shkencëtarët.
Autorët kanë thënë se kjo qasje e re kap CO2 nga atmosfera deri në tri herë më efikase sesa metodat aktuale.
Gazi ngrohës mund të shndërrohet në bikarbonat sode dhe të ruhet në mënyrë të sigurt dhe të lirë në ujin e detit.
Metoda e re mund ta përshpejtojë vendosjen e teknologjisë së heqjes së karbonit, thonë ekspertët.
Edhe
Raporti: Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por i nxehti ekstrem paraqet rrezik
Teksa bota ka luftuar për t’i kufizuar dhe reduktuar emetimet e dyoksidit të karbonit në dekadat e fundit, disa kompani janë fokusuar në zhvillimin e teknologjisë për të hequr CO2 nga atmosfera.
Climeworks në Zvicër është ndoshta më e njohura. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit ajo ka zhvilluar makina për të thithur ajrin nga atmosfera që filtrojnë dhe bllokojnë molekulat e dyoksidit të karbonit.
Në një fabrikë në Islandë, CO2 i kapur injektohet thellë nën tokë, ku shndërrohet përgjithmonë në gur.
Kompania kohët e fundit ka filluar të shesë një shërbim të certifikuar për heqjen e karbonit për klientët e korporatave të mëdha duke përfshirë Microsoft, Spotify dhe Stripe.
Megjithatë, një problem i madh për shumicën e qasjeve aktuale për kapjen e drejtpërdrejtë të ajrit është kostoja.
CO2, edhe pse një agjent i fuqishëm ngrohës, është relativisht i holluar në atmosferë me rreth 400 pjesë për milion (ppm) në ajër.
Pra, makinat e mëdha që kërkojnë sasi të mëdha energjie janë të nevojshme për ta thithur dhe shkarkuar CO2.
Kjo qasje e re, duke përdorur rrëshira dhe kimikate të tjera, premton efikasitet shumë më të madh dhe kosto më të ulët, thonë shkencëtarët e përfshirë në këtë studim.
Ekipi hulumtues ka huazuar një qasje të përdorur për aplikime në ujë dhe ka “rregulluar” materialet ekzistuese për ta hequr CO2 nga ajri.
Në teste materiali i ri absorbues hibrid ishte në gjendje të merrte tri herë më shumë dyoksid karboni sesa substancat ekzistuese.
“Për dijeninë time, nuk ka asnjë material thithës i cili edhe në 100.000 ppm tregon kapacitetin që ne e marrim në kapjen e drejtpërdrejtë të ajrit prej 400 ppm”, ka theksuar autori kryesor Prof Arup SenGupta nga Universiteti Lehigh në SHBA.
“Kjo aftësi e thjeshtë për të kapur CO2 në një sasi të lartë, në një vëllim të vogël materiali, është një aspekt unik i punës sonë”.
Edhe
Sa CO₂ emeton biznesi juaj?
Zhvillimi, ndonëse në fazat e hershme, është mirëpritur nga të tjerët në këtë fushë.
“Jam e lumtur që e shoh këtë punim në literaturën e botuar, është shumë emocionues dhe ka një shans të mirë për të transformuar përpjekjet për kapjen e CO2”, është shprehur Prof Catherine Peters nga Universiteti Princeton, një eksperte në inxhinierinë gjeologjike, e cila nuk ishte të përfshirë në projektin kërkimor.
“Ajo që është e zgjuar në lidhje me këtë është se pika fillestare ishte një teknologji e projektuar më parë për aplikime në ujë. Ky përparim e zbaton këtë teknologji në fazën e gazit - një ide e re”.
“Performanca e demonstruar për kapjen e CO2 është premtuese”.
Një nga sfidat e mëdha në kapjen e CO2 është çfarë të bëhet me gazin e bllokuar.
Ruajtja e tij nën tokë ose det në ish - puset e naftës është një qasje e përdorur gjerësisht. Mirëpo dokumenti i ri sugjeron që me shtimin e disa kimikateve, CO2 i kapur mund të shndërrohet në bikarbonat sode dhe të ruhet thjesht dhe në mënyrë të sigurt në ujin e detit.
Dr. SenGupta ka treguar se tani dëshiron të krijojë një kompani spin-off për të zhvilluar më tej teknologjinë.

Ai beson se heqja e CO2 në këtë mënyrë jo vetëm që do të jetë kritike për kufizimin e rritjes së temperaturave globale, por gjithashtu mund të fuqizojë drejtpërdrejt vendet në zhvillim.
Disa shkencëtarë hezitojnë të bëjnë shumë zhurmë për teknologjitë e reja dhe në zhvillim, si kapja e drejtpërdrejtë e ajrit, sepse kanë frikë se kjo mund të zbehë përpjekjet e qeverive dhe individëve për reduktimin e karbonit.
Por me kufijtë e temperaturës së marrëveshjes së Parisit për klimën nën kërcënimin e rritjes së emetimeve, shumë të tjerë mendojnë se vendosja e shpejtë e kapjes së drejtpërdrejtë të ajrit, përveç shkurtimeve masive të karbonit është shpresa më e mirë për të shmangur ndryshimet e rrezikshme klimatike.
“Është bërë edhe më e rëndësishme tani që ne jemi pa dyshim në një regjim tejkalimi, ku duhet të marrim karbonin nga mjedisi”, ka theksuar Prof Klaus Lackner, një pionier në fushën e heqjes së CO2.
“DAC do të duhet të bëjë më lirë për të dhënë një kontribut të dobishëm. Unë jam optimist se mund ta bëj këtë”.
Edhe
Matni emetimet e CO₂ të biznesit tënd! Krejtësisht falas nga Banka ProCredit
Profesor SenGupta ndan këtë optimizëm duke besuar se kjo qasje e re mund të heqë CO2 për më pak se 100 dollarë për ton.
Përktheu: Blerta Haxhiu