Paris, 1 nëntor – Territoret e virgjëra nga aktiviteti njerëzor janë shkrirë në vetëm një shekull dhe hapësirat që kanë mbetur janë kryesisht të përqendruar në pesë vende, mes të cilave SHBA-ja, Brazili dhe Rusia, politikat e të cilëve shqetësojnë mbrojtësit e mjedisit.
“Hapësirat e egra, tokësore dhe detare të mbrojtura nga zgjerimi i njeriut dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore (pyje, energji fosile, toka bujqësore…) në një nivel industrial, përfaqësojnë 23 % të tokës”, sipas një artikulli të publikuar në revistën “Nature”, transmeton atsh.
Mes vitit 1993 dhe 2009 një sipërfaqe sa ajo e Indisë u zhduk.
Hapësirat e egra përbëjnë streha jetësore për mijëra gjallesa të kërcënuara nga shpyllëzimi apo nga peshkimi i tepruar.
Ky studim tregon se më shumë se 70% e këtyre territoreve të ruajtura (jashtë Antarktidës) janë të përqendruara në pesë vende: Rusi, Kanada, Australi, SHBA dhe Brazil.